Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Viktor Tusha, deklaroi gjatë një interviste për Televizionin Fax News se ta që dolën përtej vendimit të grupit tradhëtuan një kauzë të një numri të madh njerëzish.
“Kjo qeveri ka rënë, nuk po e rrëzon opozita, ka rënë për shkak të keq qeverisjes.. Kandidatët që pranuan marrjen e mandateve tradhëtuan kauzën e opozitës. Pranuan se marrjen e mandateve për interest personale, jo për ato të qytetarëve dhe me këtë akt nuk do të respektohen nga askush sepse askush nuk i don tradhëtarët”, deklaroi Tusha.
Tusha u shpreh se vendimi i disa kandidatëve nga listat e LSI për të pranuar marrjen e mandateve ishte i papritur. Ai u shpreh gjithashtu se zgjedhjet e parakohshme janë diçka e paevitueshme dhe e pashmangshme, pasi sipas tij Rama me mospërfilljen, arrogancën, krimin e organizuar ia ka bërë vetes largimin e tij sa më parë.
Sipas tij opozita nuk do të shkonte drejt këtij vendimi drastik nëse Rama do të reagonte ndaj realitetit që opozita sipas tij e demostronte dhe denonconte çdo ditë.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/1177654849062705/
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post