23:48 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Basha tregon avantazhet e tij dhe të Ramës, thirrja që ka për ndërkombëtarët

22:27 | 04/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Policia nëpër fakultete, Basha: Akte të një njeriu të rrezikshëm

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar ka deklaruar gjatë mbrëmjes së sotme se kryeministri Edi Rama përfiton nga dhuna për të hequr vëmendjen nga shkaqet e protestës.

Sipas tij, Rama frymëzon dhunën për të hequr vëmendjen nga shkaqet e protestës.

“Deri më sot nuk ka pasur asnjë polici të plagosur. Ka pasur vetëm qytetarë të plagosur. Edi Rama është ai që përfiton nga dhuna, frymëzon dhunën për të hequr vëmendjen nga shkaqet e protestës. Qytetarët kanë zbritur në sheshe sepse besojnë se rrugëdalja e vetme nga kjo krizë politike është rrugëdalja e kthimit të legjitimitetit politik për zgjedhje politike të ndershme dhe një qeveri tranzitore pa Edi Ramën në krye”, deklaroi kryedemokrari gjatë një interviste për “360 gradë” në ora news.

Basha foli edhe për qëndrimet e faktorit ndërkombëtar lidhur me situatën politike në vend, duke thënë se nuk mund të ketë stabilitet pa demokraci.

Ai argumentoi se stabiliteti i rremë, pas njerëzve të fortë, të cilët bëjnë aleanca me të tjerë njerëz të fortë, shkatërrojnë institucionet dhe vjedhin popullin e tyre, në fund të fundit, sipas Bashës, çojnë në destabilizim të situatës.

“Nuk ka rezistencë për faktorin ndërkombëtar. Duhet të kuptojmë dy gjëra, që tu flasim hapur ndërkombëtarëve. Për një kohë të gjatë, interesi i tyre ka qenë stabiliteti dhe kanë mbyllur ndonjëherë ndonjë sy edhe kur kanë parë udhëheqës autokratë të korruptuar, të cilët kanë përdorur fasadën e stabilitetit për të akumuluar pushtet e pasuri në kurriz të qytetarëve.

Por tani po kuptohet se stabilitet pa demokraci nuk mund të ketë, se stabiliteti i rremë, pas njerëzve të fortë, të cilët bëjnë aleanca me të tjerë njerëz të fortë, shkatërrojnë institucionet dhe vjedhin popullin e tyre, në fund të fundit çojnë në destabilizim të situatës. Ne kemi detyrë që propagandës së madhe që Rama ka bërë në drejtim të faktorit ndërkombëtar ti kundërvëmë faktet dhe të vërtetat.

Ai ka avantazhin e një makinerie të madhe e të shtrenjtë, ne kemi një avantazh më të madh, ne kemi faktet, argumentet dhe të vërtetën mbi bazën e këtyre elementëve, duket qartë se ne kemi në anën tonë edhe qytetarët. Kërkesa që ne i shtrojmë faktorit ndërkombëtar është fare e thjeshtë: ne duam që ju të flisni hapur për problemet që ka Shqipëria me demokracinë, me zgjedhjet e lira, me respektimin e lirive, me ndarjen e pushtetit, me drejtësinë e kapur, me mediat nën presion, etj. Ne kërkojmë që në këto fusha të zbatohen të njëjtat parime e standarde siç zbatohen në vendet e tyre. Kështu do ta ndihmojnë Shqipërinë që të dalë nga kjo krizë dhe të bëhet pjesë e familjes së madhe evropiane”.

 

Etiketa: avantazhetBashanderkombetaretrama
Pas

Deklaratat kundër opozitës, Doris Pack ‘fishkullon’ Knut Fleckenstein: Kam turp nga ti

Para

Deklarata e Saimir Pirgut/ Studentja ka një kërkesë: Nëse nuk na jepni dot një dorë, ju lutem…

Para
Deklarata e Saimir Pirgut/ Studentja ka një kërkesë: Nëse nuk na jepni dot një dorë, ju lutem…

Deklarata e Saimir Pirgut/ Studentja ka një kërkesë: Nëse nuk na jepni dot një dorë, ju lutem...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

Zjarr i madh në Peshtan të Fierit, digjen rreth 400 dëngje bari dhe një stallë bagëtish(PAMJET)

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë përsëri nëse vazhdoni programin bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.