Shkrimtarja e njohur Flutura Açka është shprehur se ndjehet e zhgënjyer nga qeveria që drejtohet nga Kryeminisrtri Edi Rama. Këto komente shkrimtarja i bëri nga emisioni i gazetarit Adi Krasta.
Ajo tha se kishte besuar se Rama mund të bëhej burrë shteti por kurrë nuk u bë, dhe se populli ndodhet në një gjendje të tmerrshme.
‘Kur flas për kryeministrin apo ministrin unë nuk flas për emër të përveçëm, por për institucionin. Unë jam sulmuar shumë kjo vjen për shkak të gjuhës sime. Nuk kam asnjë mjet komunikimi përveç saj. Kjo është detyra ime, këtë mjet do përdor.
Nëse kjo bie ndesh me shumicën e atyre që më dëgjojnë kjo s’është puna ime. Unë e kam parë të vërtetën në sy edhe kur ajo ka qënë kundër meje’, tha Açka.
Unë kam besuar shumë tek ky djalë se do të ishte një burrë shteti. Ne jemi në një zgrip të tmerrshëm ai është shkëputur nga realiteti. Ricardi bashkëshorti im holandez dhe miqtë e tij shpresonin se Rama do ta ndryshonte Shqipërinë, por janë zhgënjyer. Ka mundësi të korigjohet, ai e ka ndihmuar atë në fillimet e veta kur ka ardhur në Holandë’, shtoi shkrimtarja.