Edhe pse u tha që do të nisej në drejtim të Italisë, kryeministri Edi Rama ka mbërritur para pak çastesh në godinën e Kuvendit. Duket se Rama e ka përdorur strategjinë e ‘’udhëtimit’’ drejt Italisë për të shmangur vëmendjen e protestuesve.
Kujtojmë se sot të gjithë deputetët e PS-së kanë mbërritur në Kuvenmd rreth një oprë para nisjes së seancës plenare, dhe kanë hyrë nga rruga që lidh Kuvendin me pedonalen.
Ish-deputetët e opozitës, të zhveshur nga mandatet parlamentare, u kanë bërë thirrje qytetarëve shqiptarë t’iu bashkohen në protestë. Kjo do të jetë protesta e katërt e opozitës brenda më pak se 30 ditësh, kohë kur edhe ish-deputetët morën vendimin për të djegur mandatet.
Ndërkohë që e gjithë zona përpara Kuvendi është e rrethuar nga hekura dhe policë, ndërsa në disa foto të siguruara nga Faxweb.al shihen punonjës të Bashkisë duke lyer me graso shtyllat e ndriçimit në rrugë.
Po ashtu mësohet se për të shmangur hyrjen e qytetarëve në Parlament, do të përdoren fillimisht uji dhe më pas gazi lotsjellës.
Rreth 1200 policë ndodhen sot në Kuvend, ndërsa janë rrethuar pedonalja, dhe qytetarëve iu janë kërkuar mjetet e identifikimit.
(E.K/FAXWEB.AL)