Në një kohë që nga PD dhe LSI ka pasur rrjedhje të kandidatëve për deputetë, një prej atyre që pritet të pranojë mandatin është Kujtim Gjuzi, që sipas Manjanit nuk mban telefon me vete se i kërkojnë paratë njerëzit që iu ka marrë borxh. Me ironi Manjani thotë që kjo që po ndodh në vend është demokraci dhe jo shaka.
I ftuar dje në studion e Fax News, Gjuzi tha se kishte marrë telefonata nga ndërkombëtarët, të cilët i kishin kërkuar që të pranonte mandatin e deputetit.
Reagimi i Manjanit:
Njëri prej kandidatëve të listës, i cili ka pranuar të hyjë në Parlament, nuk mban telefon. Nuk dihet se me ç’mjet komunikimi u lidh me Amerikanët, për të dëgjuar “këshillën e tyrë”…
Arësyeja pse nuk mban telefon është se e kërkojnë borxhlinjtë.
Këta të fundit tashmë mund ta gjejnë në Parlament. Ska ç’u duhet Telefoni…
Demokraci, jo shaka!
Derimë tani 9 kandidatë nga listat e PD dhe LSI kanë pranuar mandatet e tyre, duke plotësuar formualin e dekriminalizimit.
(E.K/FAXWEB.AL)
Po pse e vute ne lista ju? Apo kur i keni ne listat tuaja jane burra te mire! Nuk eshte cudi qe shumica e atyre qe pranojne mandatet jane te LSI-se…