Teksa janë betuar sot në Kuvend, 4 deputetët që hynë Nga listat e LSI-së kanë zbuluar dhe nëse vota e tyre do të jetë në krah të qeverisë.
E para që ka votuar pro Ramës është deputetja Aurora Mara, e cila duket se shumë shpejt do të ulet në krahun e socialistëve në Kuvend.
Ndërkohë që tre deputetët e tjerë Ylli Shehu, Enver Roshi dhe Edmond Rrushi kanë votuar ndryshe nga deputetët e mazhorancës.
Ndërkohë që për momentin është mbyllur protesta përpara Kuvendit, pasi demokratët po i drejtohen KQZ-së.
(E.K/FAXWEB.AL)