Media prestigjoze “The Washington Post” i ka bërë jehonë protestës së sotme të opozitës para parlamentit. Prestigjiozja shkruan se mijëra protestues dolën në protestë për të mbështetur opozitën shqiptare duke rrethuar parlamentin. Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e krymeninistrit si dhe zgjedhje të parakohëshme, ata kanë akuzuar kabinetin qeveritar për lidhjet me krimin dhe korrupsionin.
Prestigjozja thekson se ndërtesa e parlamentit në Tiranë u rrethua këtë të martë nga qindra policë dhe tela me gjemba.
Ligjbërësit e opozitës së qendrës së djathtë të Partisë Demokratike kanë dhënë dorëheqjen nga postet e tyre.
Gjatë tubimit demonstruesit kanë përdorur flakëra dhe kanë hedhur sende në drejtim të institucionit ndërsa policia u është përgjigjur me gaz lotsjellës.
Pavarësisht thirrjes së vazhdueshme të ndërkombëtarëeve opozita nuk i ka marrë parasysh këto thirrje për të hyrë në bisedime me rivalët e saj politikë.
Edhe agjencia italiane e lajmeve ANSA raporton nga Tirana, duke vënë gjithashtu në dukje hedhjen e shashkave dhe djegien e gomave nga ana e protestuesve që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit socialist Edi Rama.
‘Qindra agjentë policie kanë rrethuar parlamentin ku zhvillohet seanca vetëm me praninë e mazhorancës’, shkruan ANSA.
‘Është manifestimi i katërt radhazi brenda pak javëve, gjatë të cilëve janë regjistruar përleshje me policinë, e cila ka përdorur lakrimogjenë për të shpërndarë turmën’, raporton agjencia tjetër italian, Nova.
‘Mijëra protestues kërkojnë dorëheqjen e qeverisë socialiste dhe zgjedhje të reja’, raporton edhe agjencia kineze Xinhua, duke shtuar se kryeministri Rama nuk ka ndërmend të dorëhiqet edhe pse bën thirrje për dialog.
‘Në qershor të këtij viti Shqipëria shpreson të nisë negociata e anëtarësimit me Bashkimin Evropian’, shkruan agjencia kineze.
Nërkaq Russia Today dhe Voice of America kanë qëndruar live me protestën e opozitës së bashkuar.
https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/964025217321381/
https://www.facebook.com/RTnews/videos/964530917070751/?t=36
Discussion about this post