01:54 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vritet në Siri 30-vjeçarja shqiptare, lë 2 fëmijët në vatrat e luftës

16:49 | 05/03/2019
në Aktualitet, Bota, Flash, Kosova, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vritet në Siri 30-vjeçarja shqiptare, lë 2 fëmijët në vatrat e luftës

Një grua nga Kosova ka vdekur në vatrat e luftës së Shtetit Islamik (IS) gjatë javës që lamë pas. Bëhet fjalë për Filloreta Kastratin rreth të 30-vjece nga fshati Karaçevë i Komunës së Kamenicës. Burri i së ndjerës ka vdekur kohë më parë në zonat e luftës. Ndërkohë çifti ka lënë dy vajza, njëra 5 e tjetra 3 vjeçe, në zonat e rrezikshme në Siri.

Familja e saj ka hapur dyert e mortit për të pritur njerëzit që i ngushëllojnë për vdekjen e vajzës së tyre, Filloreta Kastrati. Mësohet se trupi i Filloretës ka mbetur në zonat e luftës së Shtetit Islamik (IS), të cilit ajo i ishte bashkuar vite më pare, shkruan gazetaexpres.

Në zonat e konfliktit, Filloreta ka lënë dy fëmijë, njërin 5 e tjetrin 3 vjeç.

Por si nisi e gjithë historia e Filloretës në Shtetin Islamik.

Ajo para disa viteve ishte martuar me një bashkëkombas të sajin nga po e njëjta komunë, për të vazhduar bashkë me të e familjen për në Shtetin Islamik (IS). Burri i saj vritet pas një kohe të qëndrimit atje.

Që nga ajo kohë, Filloreta, edhe pse ishte në zona të rrezikshme ku po zhvillohej luftë e ashpër, bashkë me dy fëmijët e saj, njërin 5 vjeç e tjetrin 3, vazhdimisht kishte arritur që ta kontaktonte familjen, prej të cilëve kërkonte ndihmë që të kthehej në Kosovë.
Ajo kishte patur kontakt me familjen deri një ditë para se të vritej.

Babai i saj Lulzimi ka treguar se lajmin për vdekjen e vajzës e ka marrë nga një grua tjetër, e cila gjendet në Shtetin Islamik. Ai thotë se ka pasur kontakt me vajzën e tij disa herë.
Ajo u tregonte se është mirë bashkë me dy fëmijët e saj dhe se vazhdimisht kishte kërkuar që të kthehej në Kosovë.

“Një natë para se të merrnim lajmin për vdekjen e saj ne kemi shkruajtur me të. ‘Babi janë rregullu senet, ishalla po na kthejnë’, na thoshte. Unë kam pasë shumë shpresa që ajo po kthehet, mirëpo që të nesërmen na lajmëruan”, tregon babai i së ndjerës.

Lulzimi, babai i Filloretës së ndjerë, i cili për 30 vjet ka ushtruar profesionin e mësimdhënësit, ka sqaruar se vajza e tij në momentin e vdekjes bashkë me dy fëmijët e saj, kishte qenë duke shkuar në një vend më të sigurtë të Shtetit Islamik.

“Për vdekjen e Filloretës më tregoi një shoqe e saj. E dimë se atë kanë pasë me e dërgu në një vend më të sigurtë. Dhe me gjasa ka qenë ofensiva e fundit atje edhe e ka rrokë këtë. Kur i ka vdekur burri, dëshira e saj ka qenë për me u kthy në Kosovë”, ka rrëfyer më tej ai.

Fëmijët e së ndjerës ende gjenden në Shtetin Islamik dhe momentalisht janë të sigurtë.
“Fëmijët kanë mbetë atje. I ka një familje tjetër. Ne po shpresojmë vetëm që fëmijët të kthehen. Ata janë në moshën 5 dhe tre vjeç”, shprehen familjarë të Filloretës së ndjerë.

Etiketa: 30-vjeçarjaFilloreta KastratinSirivritet
Pas

A do të përballen Rama dhe Basha sot në “Porta a Porta” të Bruno Vespës?!

Para

Në kërkim ndërkombëtar për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 49-vjeçari

Para
Kërcënonin dhe kanosnin një të re, arrestohen dy persona në Shkodër

Në kërkim ndërkombëtar për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 49-vjeçari

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Danimarka ndryshon kurs, kalon tek armatimet. Frederiksen njofton lëvizjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.