13:08 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Protesta e opozitës/ Policia arreston 8 persona, 9 ndiqen në gjendje të lirë

20:34 | 05/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Protesta e opozitës/ Policia arreston 8 persona, 9 ndiqen në gjendje të lirë

Policia arreston 8 persona dhe 9 ndiqen në gjendje të lirë për aktet e dhunës në protestën e sotme përballë Parlamentit.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat nga vetë Policia e Shtetit përmes një deklarate njofton se arrestimet janë bërë për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe   “Prishja e qetesisë publike”.

Sipas njoftimit, gjatë tubimit, pjesëmarrësit kanë kundërshtuar, goditur me mjete të forta e lëndë plasëse (gurë, shkopinj, fishëkzjarre etj.) punonjësit e Policisë.

Të ndaluarit janë nga rrethe të ndryshme të vendit dhe Policia njofton se vazhdon puna për  identifikimin dhe venien para pergjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë aktiv, të perfshirë në veprime të kundraligjshme gjatë protstës së ditës së sotme.

Deklarata e plotë:

Policia e Shtetit arreston 8 persona dhe 9 ndiqen në gjendje të lirë për aktet e dhunës në protestën e sotme përballë Parlamentit

Sot rreth orës 10:30, në rrugën “George W. Bush”, para godinës së Parlamentit ku po zhvillohej seanca plenare, subjektet politike Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste per Integrim kanë zhvilluar nje tubim.

Gjatë tubimit, pjesëmarrësit kanë kundërshtuar, goditur me mjete të forta e lëndë plasëse (gurë, shkopinj, fishëkzjarre etj.) punonjesit e Policisë, të planizuar me shërbim në ambientet përreth Kuvendit të Shqiperisë.

Pas analizimit të pamjeve filmike, raport-shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura gjatë protestës është bërë arrestimi në flagrancë për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe   “Prishja e qetesisë publike”, i 8 shtetasve:

– N.C., 36 vjeç, banues ne Sukth, Durres (i denuar më parë për vjedhje dhe drejtim mjeti pa leje drejtimi);

– A. M., 23 vjeç, banues në Tirane (i denuar më parë për vjedhje);

– E. C., 33 vjeç, banues në Burrel;

– L.D., 37 vjeç, banues në Burrel (i denuar më parë për vjedhje);

– A.P., 23 vjeç, banues në Tirane;

– M. N., 31 vjeç, banues në Kamëz;

– L. B., 41 vjeç, banues në Gramsh;

– E.G. 36 vjeç, banues në Lezhë.

Janë proceduar ne gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” edhe 9  shtetas të tjerë.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar kapsolla, doreza, kapuç, maska,  pjesë metalike, flakadanë, etj.

Vazhdon puna për  identifikimin dhe venien para pergjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë aktiv, të perfshirë në veprime të kundraligjshme gjatë protstës së ditës së sotme.

Materialet iu dërguan Prokurorisë Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprat penale penale “Organizimi dhe pjesmarrja ne grumbullime e manifestime te paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjesit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe   “Prishja e qetesisë publike”.

Policia e Shtetit përsërit thirrjen drejtuar organizatorëve të protestave, të distancohen nga elementët problematikë e me precedentë, që cënojnë rendin dhe sigurinë, duke sulmuar e goditur punonjësit e policisë si dhe tentojnë të cënojnë integritetin e incitucioneve shtetësore. Organizatorët e tubimeve janë përgjegjës për plotësimin e kushteve që parashikon ligji.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur për të zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin, në interes të garantimit të rendit dhe sigurisë, mbrojtjes së jetës dhe pronës së qytetarëve,  si dhe të mbrojtjes së  institucioneve  të rëndësisë së veçantë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: 8 TE ARRESTUAR9 NE NDJEKJE TE LIREPROTESTA E OPOYITES
Pas

Lori Hoxha rikthehet në Instagram, por arsyeja nuk do t’ju pëlqejë fansave të saj

Para

Aksident masiv në Fier, 6 makina përplasen me njëra-tjetrën

Para
Aksident masiv në Fier, 6 makina përplasen me njëra-tjetrën

Aksident masiv në Fier, 6 makina përplasen me njëra-tjetrën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Dënoj me forcën më të madhe krimin shtetëror ndaj banorëve të Thethit dhe kërkoj ndërprerjen e këtij terrori dhe dëmshpërblimin e të gjitha banesave të prishura

Kukës/ Ushtroi dhunë ndaj babait të tij, arrestohet 31 vjeçari

Tiranë/Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”

Hasani takon Zëvendëskryeministren e Ukrainës, riafirmim i mbështetjes së palëkundur të Shqipërisë

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22 vatra zjarri, nga të cilat 5 janë ende aktive dhe 1 është nën monitorim

Riaktivizohet zjarri në Drenovë të Mallakastrës/ Zjarrfikësit në terren, situata mbetet e vështirë

Gjirokastër/ Finalizohet operacioni “Attempt 1”/ Arrestohet 40-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

Kryeinspektorja e IKMT në terren: Verifikim për shkelje në ndërtimet në Vlorë

Publikohet udhërrëfyesi i GJK – Spiropali: Vendimet kushtetuese, një gur themeli për shtetin ligjor

Tërmeti me magnitudë 6.7 ballë godet Indonezinë, nuk ka rrezik për cunami sipas autoriteteve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.