Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi u shpreh se në konsideratën e tij, Erion Veliaj është kandidatura më e padiskutueshme për zgjedhjet lokale të qershorit.
“Kam një konsideratë për Erionin, që për mua është kandidati më i padiskutueshëm ndër 61 kandidatët që mund të zgjedhë Partia Socialiste. E kjo lidhet vetëm me punën qe ai ka bërë për Tiranën”, tha ai.
Një ditë më parë pati raportime në media se Rama kishte thënë në mbledhjen e kryesisë së PS-së se ai vetë nuk dinte të kishte një kandidat tjetër më të mirë për Tiranën sesa Erion Veliaj.
Kështu duket se Veliaj e ka shtruar kandidaturën e tij për zgjedhjet e 30 Qershorit, ndërsa mbeten ende në pikëpyetje kandidati apo kandidatët që do të ketë përballë, sa kohë që opozita po organizon protesta të përditshme, dhe thotë se zgjedhjet lokale do të mbahen njësoj me zgjedhjet e përgjithshme.
Kryeministri Rama tha dje se zgjedhjet lokale do të mbahen me ose pa PD-në dhe LSI-në, duke theksuar se socialistët nuk e kanë problem që ti fitojnë dhe ti drejtojnë vetë të gjitha Bashkitë. (LEXO KETU)
(E.K/FAXWEB.AL)