07:01 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Thirrja e Salianjit si i pandehur në Prokurori, reagon Partia Demokratike

17:44 | 06/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“10 fishoi të ardhurat në 4 vite”, deputetja e PS-së paralajmëron Salianjin: Shihemi në gjyq!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji është marrë si i pandehur nga Prokuroria e Tiranës lidhur me çështjen e njohur si “Babale” e cila ka të bëjë me audio-përgjimet ku përfshihej edhe vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Ish-deputeti akuzohet nga Prokuroria për “kallëzim të rremë” dhe pritet të paraqitet në gjykatë për tu njohur me akuzën ditën e premte në orën 09:00 (Lexo këtu).

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Partia Demokratike e cila në një deklaratë të shpërndarë për mediat shkruan se Prokuroria zyrtarizoi vendimin politik të Edi Ramës për marrjen të pandehur të Ervin Salianjit. Sipas në këtë vendim nuk ka asnjë nsurprizë, ku i akuzuar është denoncuesi dhe jo ai që bën krimin.

“Denoncimi i Partisë Demokratike faktoi përfshirjen në trafik droge të vëllait të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe mbështetjen që i siguronte ai nga funksioni publik”, shkruhet ndër të tjera në deklaratë.

Reagimi i plotë i Partisë Demokratike:

Prokuroria nuk zhgënjeu dhe sot, kur zyrtarizoi vendimin politik të Edi Ramës për marrjen të pandehur të Ervin Salianjit. Asnjë surprizë nuk ka në këtë vendim, ku I akuzuar është denoncuesi dhe jo ai që bën krimin.

Denoncimi i Partisë Demokratike faktoi përfshirjen në trafik droge të vëllait të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe mbështetjen që i siguronte ai nga funksioni publik. Falë këtij denoncimi:

· Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm, nuk vazhdon të merret më trafik droge, por është në burg në Itali për trafik ndërkombëtar droge.
· Fatmir Xhafaj u shkarkua si Ministër i Brendshëm, duke mos përdorur më pushtetin e tij politik për të favorizuar të vëllain në trafik droge.
· Taulant Balla dhe Ardi Veliu u faktuan si manipulatorët e çeshtjes, duke fabrikuar prova e dëshmitarë, me qëllimin e vetëm mbojtjen e Ministrit të Brendshëm dhe vëllait të tj trafikant droge.

Vendimi politik i Prokurorisë është paralajmëruar nga Edi Rama që ditën e parë të zbulimit të skandalit nga Partia Demokratike. Akti i sotëm dëshmoi, edhe njëherë se, përsa kohë Edi Rama të jetë në Qeveri, drejtësia i ka duart e lidhura dhe krimi i organizuar do të jëtë i paprekshëm.

Edi Rama dhe prokuroria e tij politike nuk do t’ia mbyllin dot gojën opozitës! Partia Demokratike është e vendosur të denoncojë çdo aferë që provon se Qeveria Rama është produkt dhe peng i krimit të organizuar.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: ervin salianjireagon pd
Pas

Mbyllet qarkullimi në aksin e rëndësishëm, ARRSH tregon rrugën alternative

Para

Komenti epik i të atit, Alketa Vejsiu: “Uaaa babi im ka hapur Instagram?” (FOTO)

Para
Habit Alketa Vejsiu! Moderatorja e bën për herë të parë (FOTO)

Komenti epik i të atit, Alketa Vejsiu: “Uaaa babi im ka hapur Instagram?" (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar

Shefi i Forcave të Armatosura të Izraelit: Bazat bërthamore të Teheranit janë goditur thellë

Merz për sulmet në Lindjen e Mesme: Izraeli po kryen punën e ndyrë për të gjithë ne!

IDF: Sulm i ri me raketa nga Teherani

Greqia nis fushatë ndërgjegjësuese për sigurinë në ujë

Zjarri në malin e Krastës vihet nën kontroll, vijon puna për shuarjen përfundimtare

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Erdogan akuzon Netanyahu: Kërcënimi më i madh në Lindjen e Mesme

Shpërthime intensive në Teheranin perëndimor, kryeqyteti iranian goditet sërish nga raketat izraelite

Vijon kriza politike në Kosovë, opozita fajëson Kurtin: Po izolon vendin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.