Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik një mesazh të mbërritur në adresë të tij nga një qytetar i cili shkruan se gjatë ditës së sotme, numri dy i qeverisë, Erion Braçe bëri një inspektim në Portin e Durrësit, por që sipas tij nuk gjeti askënd nëpër vendet e punës përve rojes.
Sipas tij, të gjithë doganierët që rrjepin njerëzit, nuk gjenden në vendin e punës ku qytetetarët rrinë në pritje për orë të tëra, ç’ka sipas qytetarit, hedh poshtë deklaratat e Kryeministrit për lehtësim procedurash.
Ndërkohë Berisha shkruan përkrah mesazhit të qytetarit: “Narkozyrtarët nuk kanë lidhje me punën!”
Statusi i plotë i Berishës:
Narkozyrtaret nuk kane lidhje me punen!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje Z.Berisha,sot ne portin e Durresit ka ardhur per kontrroll Braçe dhe gjen ne pune vetem rojat ,duke filluar nga titullari i Doganes Durres qe eshte taksa mbledhesi i Drejtoreshes se pergjithshme dhe te gjith doganieret qe na rrjepin nuk u gjenden ne vendin e punes dhe ne rrime me ore duke pritur dhe degjojm pallavrat e Kryeministrit per lehtesim procedurash (sic duket e ka ne lehtesim per vjedhjen tone) ,kjo eshte administrata e doganes Durres ku ne si tregtare rrime gatitu perballe ketyre hajduteve .Faleminderit nqs e publikon.Anonim te lutem.
(F.GJ/FAXWEB.AL)