Lidhur me vendimin e qeverisë shqiptare për të mos i rinovuar lejen e qëndrimit gazetares Alice Taylot, ka pasur reagime të shumta në rrjet, dhe padyshim një nga më të veçantët, është ai i piktorit Avni Delvina.
“Grafike nga cikli “KUJDES SPIUNET”. Titulli i kesaj grafike eshte huazuar nga statuset ne fb te juristit Fatmir B. Merkoci.. Kjo grafike i dedikohet largimit nga Shqiperia te gazetares Alice Elizabeth Taylor, e cila eshte edhe ne pritje te nje femije! “, shkruan Delvina.
Ajo që e bën të veçantë grafikën e tij është avioni Air Albania që shfaqet pas fotos së Alice, një linjë kjo që përveç propagrandës qeveritare, derimë tani nuk është ngritur ende në fluturim. Po ashtu spikat flamuri kuqezi në barkun e gazetares, e cila pret një fëmijë me gjak shqiptar, në muajin e gjashtë të shtatzënisë.
Alice është akuzuar nga mediat e majta në vendin tonë se është një agjente ruse, pretendime të cilat u hodhën meforcë poshtë nga ana e gazetares, edhe në studion e Fax News mëngjesin e kësaj të enjteje. (LEXO EDHE)