Mjeku dermatolog Zef Doda i spitalit të Lezhës është goditur nga i afërmi i një pacienti, ndërsa ka marrë dhe dëmtime të shumta në trup dhe kokë.
Burime për Faxweb thonë se ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të këtij spitali, ndërsa mësohet se mjeku është goditur në mënyrë barbare ndaj pritet që të dërgohet me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Doda, thonë mjekët e këtij spitali ka fraktura në kokë, ndërsa si pasojë e goditjeve ka të thyer dhe nofullën.
Burimet policore shprehen se mjeku është goditur nga shtetasi Eduart Lleshi 24 vjeç për shkak të detyrës, ndërsa autori është në kërkim.
Informacion paraprak:
Sot, rreth orës 12:30, tek poliklinika e Spitalit Rajonal në Lezhë, shtetasi E.Ll. vjeç 24 , për shkak të detyres ka goditur fizikisht një mjek i cili është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të situates si dhe vazhdojnë kërkimet për kapjen e autorit E.Ll. i cili është shpallur në kërkim.