Komisioni i Disiplinës së UEFA-s ka marrë gjatë ditës së sotme vendimin për gjestin e Diego Simeones në ndeshjen kundër Juventusit. Atletiko e Madridit fitoi 2-0 më golat e dyshes uruguaiane të mbrojtjes: Himenez dhe Godin.
Trajneri ia ka hedhur paq pasi është dënuar me vetëm 20 mijë euro, kështu që ai do të jetë në pankinë në ndeshjen e kthimit, që do të zhvillohet me datë 12 mars në Torino.
Arbitri i ndeshjes dhe delegate nuk kishin shënuar asgjë në protokoll dhe qeveria europiane e futbollit u mjaftua me një gjobë monetare për trajnerin pasionant.
Kujtojmë se gjatë ndeshjes Atletiko Madrid-Juventus, Goli i Himenez zhbllokoi shifrat, i cili dërgoi stadiumin në ekstazë, mes tyre dhe Diego Simeonen.
Argjentinasi festoi duke prekur organet gjenitale dhe diçka e tillë u quajt si provokim nga pala italiane. Trajneri kërkoi ndjesë dhe u shfajësua duke insistuar se ai ishte një veprim kundrejt lojtarëvë të tij dhe lojës burrërore të tyre.