Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili e cilësonte LSI-në si mishëruese të shit-blerjeve të votave në Shqipëri, ka reaguar edhe nënkryetari i kësaj force politike, Petrit Vasili.
Sipas tij, pa Edi Ramën Shqipëria do të kishte një budalla më pak dhe një frikacak më pak, shkruan Vasili duke iu referuar deklaratës së Ramës ndaj LSI-së në rubrikën “Përgjia Ime”.
Statusi i plotë i Petrit Vasilit në facebook:
Pa Edi Ramen Shqiperia do te kishte
nje budalla me pak,
nje frikacak me pak,
nje te semure nga hajdutlleku me pak,
nje shkollepak me pak,
nje gore me pak
dhe me kryesorja:
nje SOJZËZ me pak.
“Po të mos ishte LSI nuk do të kishte shitblerje të serioze të votës në Shqipëri. E dinë të gjithë dhe luanët dhe bibat në Tiranë. Akuzojnë e shajnë me libër shtëpi, por harrojnë atë që kanë harruar gjithnjë, që shqiptarët nuk janë budallenj, dhe kush i ka marrë për të tillë e kanë pësuar keq”, deklaroi Rama më herët.