Prokuroria e Tiranës ka apeluar vendimin e gjykatës së shkallës së parë për Ervin Matën që i caktoi masën Detyrim paraqitje. Prokuroria këmbëngul që Mata të pres vijimin e hetimeve nën masën e sigurisë arrest me burg.
Kujtojmë se Ervin Mata u dorëzua vetë në Policinë e Tiranës mbrëmjen e së premtes së kaluar. Ai ishte njëri prej personave të shpallur në kërkim pas ngjarjes së ndodhur në 4 Tetor të vitit të kaluar në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Eljo Hato dhe Ervis Martinaj.
Hetimet e policisë nuk e kanë përcaktuar ende rolin e tij në konfliktin me armë. Njëra nga pistat e hetimit është ajo e një konflikti direkt të tij me Ervis Martinin.
Në dëshminë e tij, Mata tha se nuk kishte vrarë njeri dhe se ishte arratisur nga frika.
(E.K/FAXWEB.AL)