Një automjet tip ML është djegur gjatë orëve të natës së kaluar në Lezhë, në rrugën që të çon në Shëngjin.
Burimet bëjnë me dije për Faxweb se makina i përket një biznesmenit Arben Fusha, Ende nuk dihen shkaqet e djegies së automjetit. Makina ka qenë e parkuar në ambjentet e biznesit, ku edhe biznesmeni jeton aty.
Sipas gazetarit Martin Marku flakët e zjarrit kanë rrezikuar dhe kampingun në pronësi të biznesmenit Fusha. Makina është shkrumbuar totalisht.
Policia dhe Grupi hetimor në vendgjarje, po punojnë per zbardhjen e shkaqeve të djegies së mjetit.
Rreth e qark biznesit ka kamera sigurie të cilat po merren në shqyrtim nga ana e Policisë.
Burime bëjnë me dije se Fusha ka mbetur i plagosur në një ngjarje të 2008-tës, e cila ka mbetur ende e pazbardhur.
(E.K/FAXWEB.AL)