Dy persona janë arrestuar nga ana e forcave policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, pas një pune të mirëorganizuar. Sipas njoftimit zyrtar nga policia u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve V.H. 24 vjeç dhe K.S. 48 vjeç, banues në Laç.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë konfliktuar fizikisht me shtetasin E.M. 23 vjeç, banues në Laç, të cilin e kanë plagosur me thikë dhe ndodhet në Spitalin e Traumes në Tiranë.
Materialet iu kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprime mëtejshme për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim”.
(E.K/FAXWEB.AL)