“Kur pashë dje Ramën në Fier duke u tallur me ato dhjetra gra në hall e në nevojë u gëzova që nëna ime ka vdekur”, kështu shkruan sot në një postim në rrjetet sociale gazetari Agim Xhafka, duke iu referuar shfaqjes që bëri dje kryeministri Edi Rama.
Sigurisht që notat e ironisë janë të thella në reagimin e gazetarit, por duket se përdorimi i gruas nga politikanët në ditën e 8 Marsit është mjaft i pavend.
Rama ftoi gratë që të kërcenin me të në një aktivitet me strukturat e PS-së, ndërsa veprimi i tij u kryqëzua nga shumë personazhe në rrjetet sociale.