00:28 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

‘Prindërit mendonin se po i binin dhëmbët, por dentisti zbuloi se kishte kancer’, historia e 5-vjeçares që shpëtoi për mrekulli

11:30 | 09/03/2019
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Prindërit mendonin se po i binin dhëmbët, por dentisti zbuloi se kishte kancer’, historia e 5-vjeçares që shpëtoi për mrekulli

Duhej të ishte një vizitë e zakonshme tek dentisti, por në të vërtetë rezultoi krejt e kundërta për 4-vjeçaren Hunter Jones. Prindërit e saj nuk e kishin marrë kurrë me mend që një praktikë e zakonshme si pastrimi i dhëmbëve, do të zbulonte se vajza e tyre ishte prekur nga neuroblastoma, një tumor nervor malinj që shkaktohet nga qeliza nervore të padiferencuara, të quajtura  neuroblaste.

Ky tumor lokalizohet më shpesh në zinxhirin paravertebral të ganglioneve simpatike ose në gjëndrat mbiveshkore. Gjithçka nisi në nëntor të vitit 2017 në një vizitë në ‘’Stellar Kids Dentorustry’’ në Washington, ku mjekja Harlyn Sussarla vuri re se vogëlushja 4-vjeçare po humbte dhëmbët në mënyrë krejt të pazakontë. Pasi u kërkoi prindërve të bënin një radiografi, arriti në diagnozën që asnjë prind nuk do të donte të dëgjonte: vajza e tyre ishte e prekur nga një kancer në nofull.

Hunter u shtrua menjëherë në spitalin pediatrik të Seattle, ku mjekët konfirmuan dyshimet e dentistes. “Ishim të shokuar, nuk mund dhe nuk doja ta besoja atë që thonin mjekët. Vajza ime ka qenë gjithmonë e shëndetshme, s’kishte shfaqur kurrë probleme. Mjekët na thanë se tumori ishte në stadin e katërt dhe se mundesitë e shpëtimit ishin 50 me 50. Tashmë tumori kishte prekur edhe një pjesë të veshit.”- shprehet mamaja e saj Kara.

Pas shtrimit në spital, vogëlushja nisi edhe betejën e saj të bërë të trajtimit. Nga nëntori i 2017-ës e deri në shkurt të këtij viti ajo ka bërë dy ndërhyrje kirurgjikale, 12 cikle rrezatimi, 6 cikle kimioterapie dhe 2 transplant qelizash staminale. Tani ajo po bën imunoterapi pasi tumori mund të rishfaqet dhe të prekë veshkat ose mëlçinë.

Prindërit e Hunter këshillojnë të gjithë prindërit të mos e shmangin vizitën tek dentisti dhe të mos neglizhojnë asnjë shqetësim të fëmijëve të tyre./BURIMI “POUR FEMME”

 

Etiketa: 5 vjecarjakancervajza
Pas

VIDEO/ Tensione në protestën kundër Ramës në Fier, lëndohet një efektiv policie

Para

”Luli fjeti gjumë gjithë verës”, Rama i prerë: Nuk iu dorëzohem 100 petritave të Saliut

Para
”Luli fjeti gjumë gjithë verës”, Rama i prerë: Nuk iu dorëzohem 100 petritave të Saliut

''Luli fjeti gjumë gjithë verës", Rama i prerë: Nuk iu dorëzohem 100 petritave të Saliut

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.