14:14 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Protesta 16 mars/ Basha në Paskuqan: Në ish-Bllok marrin më shumë ndihmë ekonomike se ju

12:02 | 09/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Protesta 16 mars/ Basha në Paskuqan: Në ish-Bllok marrin më shumë ndihmë ekonomike se ju

Kreu i PD-së ka rinisur turin e takimeve me qytetarët në prag të protestës “së madhe” siç e quan ai atë të datës 16 mars.

Sot ai ka takuar banorë dhe sipërmarrës të vegjël në zonën e Paskuqanit.

Një qytetare, nënë e divorcuar ka adresuar te lideri i opozitës shqetësimin se i kanë hequr ndihmën ekonomike sepse ka afër shkollën e fëmijëve si dhe ambulancën.

“Më kanë hequr ndihmën ekonomike. Jam e divorcuar me një fëmijë. Shtëpinë e kam skandal. Të vish të shohësh shtëpinë time se a e meritoj ndihmën apo jo. I kam çuar letër kryeministrit se kam 6 muaj pa drita me fëmijë të vogël sepse mi kanë prerë dhe nuk më ktheu fare përgjigje. Kam paguar taksa 30 mijë lek, ujë, drita“.

Kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu i mëshoi faktit se:
Ndihmë ekonomike tani me Edi Ramën merr 1 në 100 familje.

Basha është shprehur se kjo situatë ka ardhur për shkak të humbjes së lidhjes me realitetin të Ramës dhe qeverisë së tij.

“Ti e meriton ndihmën ekonomike dhe duhet ta marrësh. Ato para që duhet të marrësh ti sot i merr një oligark. Me lekët e një muaji që ti merr për ndihmë ekonomike, ata i harxhojnë për 10 minuta drekë. Kjo duhet të ndryshojë të mos e lëmë të bëhet më keq. Ky shtet nuk do t’ia dijë për ty dhe nuk e di që ti ekziston. Të kesh besim se ne do ta ndryshojmë këtë situatë. Të gjithë në protestë më datë 16 mars“, deklaroi kreu demokrat!

Ky i fundit gjithashtu premtoi se me programin e qeverisë së tij do të bëjë ulje taksash sepse siç tha dhe vetë: Shqipëria i ka të gjitha mundësitë të reformojë sistemin.

“Ne e kemi planin. Uljen e çmimit të naftës me 300 leke, uljen e taksës së biznesit të vogël 0.5% e xhiros në vit dhe asnjë taksë tjetër, as lokale as qendrore. Të gjitha do të shkojnë për pushtetin lokal. Do ta heqim taksën e “Rrugës së Kombit”. Duhet larguar kjo qeveri. Kjo qeveri nuk e ka lidhur fatin me shqiptarët, por me kriminalët“, u premtoi ai sipërmarrësve në Paskuqan.

Pas

”Luli fjeti gjumë gjithë verës”, Rama i prerë: Nuk iu dorëzohem 100 petritave të Saliut

Para

Ndahet papritur nga jeta drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit

Para
Ndahet papritur nga jeta drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit

Ndahet papritur nga jeta drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vota e diasporës! Përfundon numërimi për votat preferenciale në tre qarqe, vijon procesi për 9 qarqe të tjera

Aksion kundër kanabisit, Policia e Shkodrës asgjëson mbi 1,500 bimë narkotike

Vota preferenciale, ja renditja e 45 kandidatëve të listave të hapura që marrin mandatin

Mbytet varka në brigjet e Francës, humb jetën një person

Shkodër/Vijon operacioni “Koordinata”, asgjësohen mbi 1700 bimë narkotike në territorin e qarkut

Mbretëria e Bashkuar dhe BE bëjnë një hap para, arrihet marrëveshja për mbrojtjen, ndizet shpresa për një ribashkim pas “Brexit”

Numërimi, dueli mes kandidatëve/ Celibashi: Rreth 2 mijë fletë votimi të pavlefshme nga diaspora

Elbasan/Policia Rrugore ndëshkon dy drejtues automjetesh për shkelje të rënda të qarkullimit

Mbahet në GJKKO seanca për “Partizanin”/ Mbrojtja e Berishës kërkon shfuqizimin e vendimeve të Gjokës, gjykata rrëzon kërkesën

BE-Britani marrëveshje për sigurinë, energjinë dhe ekonominë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.