Çfarë po ndodh me pronat dhe me pronarët në vendin tonë? Për të marrë një një panoramë më të plotë, gazetarja e Fax news Mirilda Tili ka zhvilluar një intervistë me Myrshit Vorpsin, kryetar i shoqatës ‘’Drejtësi dhe Pronësi”. Vorpsi tha se shteti ka kaluar afatet ligjore për të nxjerrë një pasqyrë financiare sesa detyrime i ka shteti ish-pronarëve.
‘’Është pranuar dështimi i ligjit 133, ne jemi shprehur edhe më herët se ky është ligji më i turpshëm i historisë së tranzicionit. Në datën 23 Shkurt përfundoi afati ligjor që qeveria shqiptare kishte në dispozicion për t’iu dhënë zgjidhje së pari çështjes së vlerësimit financiar të 24 mijë vendimeve të të dhëna nga 1993 deri në 2014, dhe nga ana tjetër kishte të bënte me fatin e 16 mijë dosjeve të patrajtuara.
Për hir të së vërtetës në datën 23 Shkurt i ka mbaruar afati ligjor tre vjeçar, që të nxirrte një pasqyrë të plotë që tregonte detyrimin që shteti shqiptar iu kishte pronarëve, dhe mbaron afati i 16 mijë dosjeve të mbetura pezull. Sa kohë që afatet ligjore kanë kaluar atëherë ky është një dështim.
Agjensia për kthimin e kompesimin pronave do të kthehet në një vend ku do të shpërndahen paratë për ish-pronarët, pra do të punojë me dyer të mbyllura. Ne e kemi kundërshtuar gjatë gjithë kohës ligjin 133, për shkak s favorizonte shtetin”, u shpreh Vorpsi.
Vorpsi tregoi se një pjesë e mirë e pronarëve do të kompesohen fizikisht, pavarësisht se nuk ka në dispozicion aq parcela sa duhet për të kryer të gjithë procesin
‘’Pronarët sot janë të bindur se kthimi i pronës është vullnet i qeveritarëve, nuk iu ka mbetur rrugë tjetër vecc gjyqësorit që të fitojnë të drejtat e tyre. Ligji i brendshëm nuk mbron pronarët, por shtetin”, tha më tej Vorpsi.
.