19:24 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vetting/ Iu gjetën parregullsi, KPK shkarkon kreun e gjykatës

09:22 | 11/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vetting/ Iu gjetën parregullsi, KPK shkarkon kreun e gjykatës

KPK ka shkarkuar kreun e gjykatës se Tropojës, Dritan Seci. Vendimi për shkarkimin e Secit, u mor mëngjesin e ditës së sotme. Secit iu gjetën parregullsi në deklarimin e pasurisë ndërkohë që u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës.

Trupa gjykuese e KPK-së kryesohej nga Roland Ilia, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin.

Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit kishte dyshime për fshehjen e një apartamenti si dhe një borxh prej 20 mijë eurosh në emër të gjyqtarit Dritan Seci, ndërkohë që ky i fundit u mbrojt me argumentin se apartamentin e kishte kthyer mbrapsht dhe se nuk e njihte personin që deklaronte se i ka dhënë borxh.

Komisioni ka gjetur gjithashtu se Seci kishte kontrata për pagimin e energjisë elektrike dhe të ujit për një apartament në rrugën e Durrësit, me sipërfaqe 75 m2. Sipas relatorit, Seci ka pretenduar se e kishte përdorur këtë apartament në pronësi të një mikut të tij pa qera dhe se kishte paguar vetëm faturat e ujit dhe të energjisë. Nga hetimi rezultoi se mes tyre është nënshkruar fillimisht një kontratë shit-blerjeje, për të cilën gjyqtari kishte paguar 4 mijë euro.

Kryetari i Gjykatës së Tropojës është përballur edhe me një tjetër gjetje të Komisionit, lidhur me një deklaratë noteriale nga një person për dhurimin 20 mijë eurove për shpenzime familjare dhe vetjake.

Relatori Komici pohoi se subjekti ka mohuar ta ketë nënshkruar këtë deklaratë dhe njohjen me personin me inicialet B.M, por KPK ka gjetur se ky shtetas kishte udhëtuar drejt Kosovës me makinën e përdorur nga Seci.

Për aspektin profesional, pavarësisht raportit pozitiv të KLD-së që e ka vlerësuar me aftësi të mira organizative, etike e profesionale, hetimi administrativ i KPK-së ka zbuluar disa probleme. Në adresë të gjyqtarit Seci ka pasur tre ankesa, njëra prej të cilave ka rezultuar pa probleme. Në një prej çështjeve ka rezultuar se gjyqtari ka ndryshuar cilësimin e palëve pa dhënë shpjegim dhe pa marrë një vendim të ndërmjetëm. Në një tjetër rast, ka përfunduar shqyrtimin gjyqësor pa njoftuar njërën pale, duke i hequr të drejtën e ankimit.

 

 

 

Pas

Prishet murri rrethues dhe këndi i lojërave në shkollë, presidenti akuza të forta kryebashkiakes

Para

VIDEO/ Gjyshja nga Burreli i punon ‘zborin’ fuoristradës: Po hipe në makinë je me automatik në dorë!

Para
VIDEO/ Gjyshja nga Burreli i punon ‘zborin’ fuoristradës: Po hipe në makinë je me automatik në dorë!

VIDEO/ Gjyshja nga Burreli i punon 'zborin' fuoristradës: Po hipe në makinë je me automatik në dorë!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Enzo Maresca, trajneri i Chelseas, i pamëshirshëm ndaj FIFA-s…

Toka po rrotullohet më shpejt, vera me ditë më të shkurtra se zakonisht

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatrat e Vlorës, ndërhyn helikopteri me ujë

Tre stacione moderne meteorologjike në Korçë në ndihmë të fermerëve

Shërbimi i Sigurisë së Izraelit çmonton një grup të Hamasit në Bregun Perëndimor, mbi 60 arrestime dhe 22 armë të sekuestruara

Gjykata e Kasacionit në Itali: Dyshime për kushtetutshmërinë e marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët

Përplasja për emigrantët, deputeti britanik pretendon se e ka fituar bastin me Ramën: Të gjithë të burgosurit do i kthejmë!

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh

Franca ndalon me ligj konsumimin e cigares në parqe dhe plazhe, 135 deri në 700 euro gjobë për ata që kapen nga autoritetet

Anglia U-21 kampione e Europës, mposht Gjermaninë në finale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.