Moderatorja e njohur Erleta Hoti e cila është ish-bashkëshortja e personazhit të njohur publik, Kastro Zizo, përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka zbuluar publikisht se është në një gjendje jo të mirë shëndetësore.
Ajo rrëfeu se prej 5 vitesh nuk është mirë dhe sipas saj gjithçka filloi kur një nefrolog e kishte diagnostikuar në mënyrë të gabuar.
Ai i kishte thënë që kishte një veshkë të dëmtuar, mirëpo një tjetër doktor i kishte konstatuar që veshkën e kishte shumë mirë.
Nga trajtimi i gabuar, moderatores i janë dëmtuar disa organe të brendshme, ndër to dhe zemra.
Me këtë të fundit, Erleta ka pohuar se ka mjaft probleme dhe se gjendja e saj sa vjen e përkeqësohet.
Ndër të tjera, ajo tregon se përpos sëmundjes është përballur me diçka tjetër shqetësuese, papunësinë.
“5 vite në gjendje jo të mirë shëndetësore, pa punë dhe pa njohuri se çka të bëj me veten…
Në fillim të vitit 2015-të isha e ftohur nga një kanal urinar, kurse një nefrolog më diagnostikoi që kisha “veshkë” të dëmtuar.
Nga terapitë e gabuara gjendja veçse përkeqësohej, derisa ndërrova doktorin, i cili e pa që nuk kisha asgjë në veshkë. Po për shkak të keqtrajtimit, veçse më ishin dëmtuar disa organe të brendshme, ndër to dhe zemra.
Pas 3 viteve të terapive shëruese, rezultatet mjekësore më dolën mirë dhe u gëzova mjaft shumë.
Por, pas katër ditëve kisha pasë infarkt në zemër (sipas kardiologut) dhe prapë mbeta ratë dhe me pasoja nga më të ndryshme.
Kam shkuar tek katër kardiologë të ndryshëm dhe i kam marrë 4 diagnoza të ndryshme për zemër. Po e vërej që gjendja veçse po më përkeqësohet, por me 4 diagnoza të ndryshme as që po i bie në fije se çka të bëj.
Ndoshta në rrjetet sociale njerëzve po ju dukem e buzëqeshur, “shëndosh e mirë” dhe e aftë që të mirrem me ndonjë gjë. Por, realiteti është i kundërt.
Këtë gjë po ju tregoj për herë të parë publikisht me shpresën që disa portale propaganduese të merren me çështje më të rëndësishme e jo me një njeri, që nuk është mirë me shëndet!
Çdo të mirë!”- shkruan Hoti.