Boksieri i MMA, Conor McGregor është arrestuar me akuzën për grabitje. Mjeshtri i arteve marciale u arrestua në Floridën e Jugut pasi tentoi t’i merrte telefonin një personi që po përpiqej t’i bënte foto.
Sipas policisë, 30-vjeçari u vu në pranga pasditen e së hënës dhe u akuzua për grabitje e keqtrajtim kriminal. McGregor po largohej nga Fontainebleau Miami Beach pak pas orës 5 të mëngjesit të së hënës, kur një 22-vjeçar u përpoq t’i bënte një foto.
Por boksieri ia mori telefonin nga dora dhe e përplasi disa herë. Pastaj McGregor e mori telefonin dhe u largua nga zona. Më pas ai u gjet nga policia dhe u arrestua. Boksieri u lirua nga burgu pasi pagoi liri me kusht 12.500 dollarë.