Gazetari Basir Çollaku ka denoncuar ditën e djeshme në polici për kanosjen që është bërë ndaj tij në një emision televiziv.
Kërcënimi ka të bëjë me një telefonatë të dielën në emisionin e mëngjesit në ReportTV.
Ka qenë një telefonues i cili ka kërcënuar live gazetarin duke thënë që të mos dalë ne ekran e të flasë për bandat dhe drogën se e ka pas veshi.
Telefonuesi kanosës thoshte në bisedën e tij drejtpërdrejt në emision që gazetari duhet të mbyllë gojën dhe të bëjë kujdes.
‘’Përshëndetje, opozita thotë që nuk hyjmë në zgjedhje me Edi Ramën. Edi Rama do ti marrë të 61 Bashkitë. I bëj thirrje Basir Ccollakut që të mbajë gojën, se do ti vijë rrëzë veshit, të mos dalë më të flasë për drogën. I bëj thirrje që të mos dalë më me asnjë studio”, është shprehur telefonuesi.
Pas kësaj gazetari ka bërë kallëzim në Policinë e Shtetit.