Një person ka mbetur i vrarë ndërsa një tjetër është plagosur me armë zjarri në fshatin Marmull të Gjakovës.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.
“Në fshatin Marmull të Gjakovës një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur”, tha Lirije Podrimaj, zëdhënëse e policisë së Kosovës për Komunën e Gjakovës.
Ndërkohë ende nuk janë bërë të ditur emrat e përfshirë si dhe shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.