Kryetarja e Partisë Socialiste për Tiranën Blerina Gjylameti, ishte e ftuar në emisionin “Natë me Xhaxhiun” për të folur për situatën politike në vend.
Gjatë bisedës, Gjylameti është shprehur se jemi në një ngërç politik pasi opozita ka ndërmarrë një hap të pa precedent që është djegia e mandateve.
“Jemi në një ngërç ku opozita ka marrë një akt të pa precedent në historinë e demokracisë kjo parti i ndërpreu marrëdhëniet me qytetarët duke ndryshuar rregullat e lojës.
E pyetur nëse e priste këtë vendim të opozitës. Gjylameti ëhtë shprehur se nuk e priste pasi sipas saj opozita përdori një model që nuk tqë çon askund.
“Nuk e mendoja që kjo do të ndodhte pasi ndodhemi në një proces historik. Opozita po përdor një model që nuk të çon askund, e vetmja gjë që duhet bërë është përballja me Parlamentin.
PD do që të tjetërsojë rezultatin në tavolinë, por kjo është e pamundur. Vullneti i sovranit nuk mund të tjetërsohet në tavolinë, ne jemi të hapur për të diskutuar siç është reforma zgjedhore. Vlen të përmendim që kemi bërë një punë të mirë në këtë drejtim”.
E pyetur për zgjidhjen e ngërçit Gjylameti është shprehur se detyrae tyre është se duhet të zbatojnë kontratën me qytetarët duken u treguar të vendosur për të ecur përpara.
“Ne nuk I thyejmë rregullat e lojës që parashikon Kushtetutës.Qytetarët shqiptarë kanë vendosur që mazhoranca të qeverisë në 2021”.
Lidhur me kërkesën e opozitës për zgjedheje të parakohshme, Gjylameti u shpreh se mazhoranca nuk do të futet në këto zgjedhje.
“Nuk i vlen ta bëjmë këtë gjë sepse nuk ia vlen të kthehem, do të krijonte një problem pasi opozita nuk do fitonte më pas do të dilte të thoshte se ne nuk e njohim situatën.”
E pyetur nëse duhet të ketë ndryshime në plotikën shqiptare, Gjylameti është shprehur se në PS ka një kombinim mes personave me eksperiencë dhe të rinjëve.
‘Ne kemi një kombinim mes figurave që kanë vite në politikë me të rinjtë të cilët janë kombinuar me të rinjtë, ndryshimi vjen kur një qeveri nuk ka se cfarë të ofrojë”.
E pyetur se a mund të ketë një fatur ky ngërc gjylameti është shprehur se një nga sektorët e ekonomisë sic është sektori I turizmit , të cilat këto protesta po prishin imazhin e vendit ku do u duhet vite .
E pyetur në lidhje me doktoraturën e saj, ku akuzohet se është plagjiaturë, Gjyameti është shprehur se i ka kryer studimet jashtë shtetit dhe punimi I saj është vlerësuar nga komisioni.
“Unë I kam kryer studimet jashtë shtetit, dhe doktoratura ime është një punim tërësisht I bërë vetë për të gjitha ata që duan të mbi vendosen mbi komisionin. Do u thoja të lexonin doktoraturën time e cila ka qënë online dhe mund ta lexojnë dhe të bëjnë krahasime”- u shpreh Gjlameti.