08:07 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shqiptari “Tony Montana” akuzohet për vrasjen e shokut, e qëlloi 120 herë me thikë

08:02 | 13/03/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shqiptari “Tony Montana” akuzohet për vrasjen e shokut, e qëlloi 120 herë me thikë

Një shqiptar në Britani të Madhe ka dalë përpara gjyqit sot i akuzuar për vrasjen e shokut të tij. Mane Driza 41 vjeç, të cilit miqtë i flasin edhe Tony Montana, akuzohet për vrasjen e Stefan Bledar Mone, ngjarje e ndodhur më 22 Qershor 1999 në një apartament në veri të Londrës. Viktima ishte goditur 120 herë me thikë.

Mane Driza, i cili mohon vrasjen, sulmoi mikun e tij pasi mendonte se i kishte vjedhur unazën e martesës, tha Prokuroria në seancën gjyqësore. Në atë kohë, Driza ishte 21 vjeç dhe punonte si punëtor ndërtimi. Ai u kishte thënë shokëve të punës se do të vriste mikun e tij shqiptar, madje duke i kishte kërkuar njërit prej tyre që t’i blinte një thikë.

Autoritetet britanike në atë kohë kishin përdorur kamerat e sigurisë në rrugë për të gjurmuar autorin e dyshuar të vrasjes së Stefan Bledar Mone. I pandehuri ishte kapur nga kamerat duke u kthyer në banesën e tij dhe i plagosur rëndë. Prokuroria tha se armët e dyshuara të përdorura në vrasje, dy thika, u gjetën pranë trupit të pajetë. E dashura e Stefan Bledar Mone, e cila ndodhej në spital për vizitë mjekësore pasi ishte 6-muajshe shtatzënë, u përball me skena horrori kur u kthye në shtëpi. Trupin e pajetë të të dashurit e konstatoi të nesërmen dhe e identifikoi vetëm nga rripi i pantallonave.

Por autori i dyshuar, Mane Driza kishte ikur në Itali pas vrasjes. Policia britanike e gjurmoi atë në Siçili në vitin 2000 ku dhe e arrestoi. Ai u tha hetuesve se me Stefan Mone kishte një mosmarrëveshje për çështje parash dhe pretendoi se viktima i ishte afruar me një thikë në dorë. Të gjitha këto informacione u thanë sot në seancën ndaj 41-vjeçarit. Gjyqi në Britani vazhdon javët në vijim.

Mane Driza emigroi në Britani të Madhe në Gusht të vitit 1997, duke pretenduar se ishte një 17-vjeçar i larguar nga Kosova për shkak të luftës. Ai dhe viktima Stefan Mone ishin bërë miq në Britani pasi ishin larguar nga Shqipëria. Në disa raste, Driza ndonjëherë qëndronte edhe në shtëpinë e viktimës. Mane Driza, i cili njihet edhe me emrin Sokol Drenova nga Bishani i Fierit, mohon akuzat për vrasje.

https://www.youtube.com/watch?v=D1ch-LzMFvY

 

Pas

‘’Do më kujtoni dhe do më kërkoni”, komentuesit sherr me Ramën: Ti për vete në rregull je, nuk ta ni për…

Para

Fotot/ Një i vrarë dhe një i plagosur në Gjakovë, zbulohen identitetet dhe shkaku i ngjarjes

Para
Fotot/ Një i vrarë dhe një i plagosur në Gjakovë, zbulohen identitetet dhe shkaku i ngjarjes

Fotot/ Një i vrarë dhe një i plagosur në Gjakovë, zbulohen identitetet dhe shkaku i ngjarjes

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump akuzon mediat amerikane për rrjedhjen e informacioneve sekrete

“Bombardoni Iranin”/Trump publikon foton e avionëve B2, “përbindëshat e qiellit”

Dita e dytë e samitit të NATO-s në Hagë: Mblidhet Këshilli i Aleancës me liderët e vendeve anëtare (Axhenda)

28 mijë nxënës nisin sot testimin e Matematikës në Minimaturë

Armëpushimi mes Iranit dhe Izraelit sjell lehtësim në tregjet globale, por paqartësitë mbeten

Akuza për spiunazh për Izraelin, Irani kryen tre ekzekutime

Shpresë për armëpushim Izrael-Iran: Komentet pozitive nga i dërguari i Trump

Starton zbatimi i Paketës së Maleve,caktohen zonat me përparësi zhvillimi

Shqipëria po shndërrohet në një alternativë të re për pushime, ndërsa Europa proteston kundër mbiturizmit

Shpërthim me tritol në një servis makinash në Vlorë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.