I pozicionuar në anën e deputetëve që nuk iu bindën urdhërave të partisë, Lefter Koka ka komentuar qëndrimin e tij, pyetur nga gazetarët sot në dalje të Kuvendit.
Koka u shpreh se ai është për ndryshimin e Kodit Zgjedhor që i ka kthyer deputetët në qesharakë, që iu duhet ti binden urdhërave të partive politike. Ai insistoi se ka marrëdhënie të mira me drejtuesit e LSI-së, pavarësisht se nuk pranoi të linte mandatin njësoj si kolegët e tij.
“Sot ajo që është e thënë nga të gjithë forcat politike. Të gjithë në emër të popullit kanë marrë një vendim. Vazhdoj të jem pjesë e LSI-së. Ne propozohemi nga një forcë politike por përfaqësojmë veten. Ajo që është për të thënë është riparja e kodit zgjedhor.
Sot jemi kthyer në qesharakë për shkak të këtij kodi. Nëse deputetët i binden kryetarëve të partisë, ky parlament humb rëndësinë e tij. Cdo vendim i drejtë do ketë mbështetjen time”, u shpreh Koka.
Ndërkohë që deputeti theksoi se nuk ka ambicie që të kandidojë në zgjedhjet lokale, për Bashkinë e Durrësit.
(E.K/FAXWEB.AL)