Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka publikuar një pjesë të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), për zgjedhjet e vitit 2017-të. Sipas Vasilit, në këto zgjedhje pati shitblerje votash dhe presion ndaj zgjedhësve.
Më tej Petrit Vasili shton se nga shitblerja e votës u zgjodh Rama i cili së bashku me deputetët e tij ndërtoi kapjen e shtetit.
Në raportin e DASH thuhet se në zgjedhjet e mbajtura në qershor të 2017-ës, të vëzhguara nga OSBE, u raportua se u ruajtën parimet bazë të zgjedhjeve, por u kompromentuan nga akuzat për blerje votash dhe presion mbi votuesit.
“Republika e Shqipërisë është një demokraci parlamentare. Pushteti legjislativ përfaqësohet nga Parlamenti, i cili zgjedh edhe kryeministrin edhe presidentin.
Kryeministri udhëheq qeverinë, ndërsa presidenti ka fuqi të limituara ekzekutive.
Në qershor 2017, vendi shkoi në zgjedhje parlamentar. Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) raportoi se, zgjedhjet respektuan liritë themelore, por u prekën nga akuzat për shit-blerjen e votave dhe presionin mbi votuesit”.
Postimi i plotë i Vasilit
Amerika i ve vulen shitblerjes se votes.
Departamanti Amerikan i Shtetit foli qarte zgjedhjet e 2017 ishin:
Shitblerje vote dhe presion.
Nga shitblerja e votes u zgjodh Edi Rama, kjo qeveri dhe deputetet qe ndertuan kapjen e shtetit.
Ndaj Edi Rama dhe qeveria jane te jashtligjshme.
Rrezimi i tyre eshte shpetimi i demokracise dhe i qytetareve.
Lexojeni vete ç’fare thote DASH:
(B.K/ FAXWEB.AL)