Kryeministri i vendit Edi Rama, përmes një shkrimi në Twitter ka reaguar për operacionin e ndërmarrë nga policia sot në Shkodër.
Përgëzime policëve për superoperacionin, që ka çmontuar dhe çuar prapa hekurave një grup kriminal keqbërësish, është shprehur ndër të tjera Rama, duke e cilësuar ditën e sotme si më të qetën se kurrë për qytetin e Shkodrës.
Postimi i plotë:
Përshëndetje dhe përgëzime të gjithë forcave policore që u angazhuan në superoperacionin e Shkodrës, duke çmontuar dhe çuar prapa hekurave një grup kriminal keqbërësish?Sot Shkodra është më e qetë e më e sigurtë se asnjëherë dhe Policia e Shtetit çdo ditë më efikase?#RESPEKT?