I ftuar në Fax News ish-deputet i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka komentuar gjendjen aktuale politike, ku ka folur për protestën e 16 marsit e paralajmëruar si më e madhja që është mbajtur ndonjëherë nga opozita, por gjithashtu nuk ka lënë pa përmendur dhe opozitën e re.
Sipas tij, “opozita e vërtetë është në terren me hallet e qytetarëve, në një betejë jo vetëm të PD-së, LSI-së por në një betejë të kërkuar nga vetë populli. Opozita si përfaqsuese e popullit kërkon t’i jap fund shit–blerjes së votës nga maxhoranca e cila ka krijuar një sistem të kalbur i cili po shkërrmoqet çdo ditë”.
Ndërkohë i pyetur për reagimet e ashpra që patën ndërkombëtarët ndaj vendimit të opozitës për të djegur mandatet, Boçi tha se “askush prej tyre nuk e njeh realitetin e politikës shqiptare dhe flasin duke u bazuar prej nga vijnë. Por kur të kuptohen shkaqet atëherë opozitës do ti jepet të drejtë. Opozita kësaj here nuk ka kërkuar rrëzimin e Ramës por zgjedhje të lira dhe të ndershmë, kërkesë kjo e bërë disa herë dhe nga kryeministri i vendit”.
Nga ana tjetër 16 Marsi sipas Boçit premton shumë dhe numërimi mbrapsht ka nisur. Protesta kombëtare e opozitës jo pa qëllim është lënë në një intervalë kohor të largët nga protestat e mëparshme, arsye të cilat refuzoi t’i jepte.
(S.A/FAXWEB.AL)