Është identiikuar 26-vjeçari që mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme në zonën e stadiumit Dinamo. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se personi që u plagos është Enea Keqa, i pa përmendur më parë për ndonjë konflikt.
Nga burimet paraprake thuhet se i riu i cili është dërguar në spital, është plagosur në këmbë, por nuk bëhet i ditur shkaku që ka çuar drejt një konflikti tillë, pasojat e të cilit mund të ishin tragjike.
Deklarata e Policisë
Rreth orës 21:50, në zonën e Komunës së Parisit, është plagosur me armë zjarri (në këmbë), në rrethana ende të paqarta shtetasi E.K, 26 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
(E.K/FAXWEB.AL)