Ajo është një nga VIP-at më të përfolur e cila shpeshherë bëhet pjesë e mediave rozë përmes fotove të saj ekstravagante dhe provokuese të cilat i publikon. Mirpo kësaj here nuk ka ndodhur kështu.
Me gjestin e saj të bërë së fundi, Kim Kardashian ka treguar që është një humaniste e vërtet, një anë tjetër të pa zbuluar të sajën. Kim këtë herë ka vendosur ti paguajë qiranë e shtëpisë për pesë vite një ish të burgosuri. Charles e kishte të pamundur të gjente një shtëpi dhe të sigurojë punë si pasojë e të shkuarës së tij.
Matthew Charles pas qëndrimit të tij për 20 vite burg ka përfituar lirinë për sjelle të mirë, si rezultat i reformës së drejtësisë penale.