02:57 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Restaurimi i Qafë Pazarit Gjirokastër, këshilltarët bashkiakë kërkojnë supervizimin e projektit: Jo më probleme, si në lagjen Varosh

12:04 | 15/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Restaurimi i Qafë Pazarit Gjirokastër, këshilltarët bashkiakë kërkojnë supervizimin e projektit: Jo më probleme, si në lagjen Varosh

Në kuadër të projektit për rikonstruksionin e kalldrëmeve të Gjirokastrës, pikërisht për shkak të shqetësimit që është ngritur për mënyrën se si do të procedohet për zbatimin e projektit, anëtarët e Këshillit Bashkiak Gjirokastër së bashku me inxhinierin Pavli Mici, përfaqësues i FSHZH kanë mbajtur sot një mbledhje për të diskutuar për këtë projekt.

Gjatë takimit, anëtarët e Këshillit kanë shprehur rezervat e tyre në lidhje me projektin duke kërkuar që punimet të mbikëqyren nga Bashkia Gjirokastër me qëllim që të mos përsëritet e njëjta histori si në lagjen Varosh.

Anëtarët e Këshillit kanë kërkuar cilësi të punimeve nga mjeshtra të gurit dhe po ashtu të lejohet ndjekja e punimeve gjatë gjithë kohës dhe jo vetëm në momentin e marrjes së tyre në dorëzim.

Për tju përgjigjur shqetësimeve të ngritura, inxhinieri Pavli Mici është shprehur se: “Gjithë guri i hequr nga kalldrëmet është matrikulluar dhe ruhet në një magazinë, të cilën po të keni kureshtje edhe mund të shkoni ta shikoni.”

Sipas Micit, në kalldrëmet e Gjirokastrës nga analizat teknike dhe fiziko-kimike është përdorur guri i Mashkullorës, kështu që edhe për të zëvendësuar gurët e dëmtuar do të përdoren po gurët e Mashkullorës.

Në lidhje me shqetësimin e ngritur për materjalet që do të përdoren në projekt, inxhinieri Mici është shprehur se: “Materialet inxhinerike të përdorura në projekt janë të çertifikuara dhe të testuara si dhe kemi kemi bërë një marrëveshje me projektuesit që kanë projektuar rrjetin e ujrave të gjithë qytetit të Gjirokastrës… gjithë paisjet me të cilat do të punohet kanë ardhur në objekt pasi kemi marrë miratimin e vetë firmës.”

Gjirokastra është qyteti i parë e cila preket nga një projekt i integruar I cili përfshin 4 qytete të Shqipërisë: Berat, Përmet Gjirokastër dhe Sarandë.

Projekti për reabilitimin e infrastrukturës dhe kalldrëmeve të Gjirokastrës është një projekt për të cilin janë investuar një fond gati 138 milionë lekësh, i  iniciuar nga qeveria shqiptare dhe Ministria e Kulturës dhe i mbështetur  financiarisht nga Banka Botërore dhe FSHZH.

Sipas Micit me projektin, nuk bëhet fjalë për një restaurim, por me një ndërtim të rrjetit të kanalizimeve të ujrave të zeza, rrjetit të ujrave të shiut, të ujrave të bardha për furnizimin me ujë të të gjithë konsumatorve të Qafës së Pazarit, si dhe ndërtimi i rrjetit të energjisë elektrike, internetit, rrjetit të mbrojtjes kundra zjarrit etj.

Pas

I dha kualifikimin Juventusit, Ronaldo rrezikon përjashtimin nga Champions

Para

(VIDEO) Aksident në Koplik, 1 person i vdekur dhe 1 i plagosur nga përplasja e mjeteve

Para
(VIDEO) Aksident në Koplik, 1 person i vdekur dhe 1 i plagosur nga përplasja e mjeteve

(VIDEO) Aksident në Koplik, 1 person i vdekur dhe 1 i plagosur nga përplasja e mjeteve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.