10:42 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Ai djali që merrni ju nëpër gojë..”, deputetja e sapofutur në Kuvend kapet me Zhejin: U përdora politikisht!

12:44 | 15/03/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Ai djali që merrni ju nëpër gojë..”, deputetja e sapofutur në Kuvend kapet me Zhejin: U përdora politikisht!

Pas betimit në Kuvend, Edlira Hyseni, deputetja më e re e Durrësit, duket se nuk po e përballon dot komentimin që i është bërë në rrjetet sociale vendimit të saj.

Së fundi në një reagim në Facebook, ajo është kapur me analistin Artur Zheji, për shkak se ai ka ironizuar me të, pasi tha se për të hyrë në Kuvend ishte konsultuar me të birin.

Hyseni thotë se djali i saj është duke studiuar në një nga universitetet më të mira në Itali, duke fituar një bursë me meritë dhe ajo e ka për nder që të konsultohet me të.

“Eshte perdorur e keqperdorur ne rrjete sociale/media dhe komentuar nga kush pelqen te jetoj me mllefe o urrejtje dhe ndaj dikujt qe nuk njeh e asgje nuk din,, nje konsultim me tim bir per ceshtjen e mandatit te cilen e ndava me te njohurit e mij ne fb.  

Nuk kisha ndermend te reagoj gjer mbreme kur ky moment u perdor politikisht nga gazetari Zheji ne emisionin e tij, ku pervec batutave aq larg profesionalizmit dhe qytetarise qe ne presim nga mediat serioze, u thane te paverteta qesharake..sikur une paskam votuar pro qeverise, pa mberritur mire ne parlament. Meqe eshte bere ves ne kete shoqeri te paraqiten permbys argumentet dhe une po e nis permbys.. 

Se dyti.. Ne diten time te pare ne Parlament nuk kam votuar, per arsye se nuk kisha dijeni per asnje ligj e material te rendit dites dhe per kedo qe me njeh mua nga Keshilli Bashkiak Durres, e din shume mire qe nese nuk lexoj dhe krijoj nje opinion te argumentuar mbi cdo projekt kam perpara, nuk kam ngritur kurre kartonin e miratimit, tashme per 4 vjet angazhim ne politiken lokale, ku kam bere nje opozite ne Keshill sa Pd dhe Lsi marre se bashku. Flas per ata qe me njohin dhe jo keta qe hamendesojne .. 

Se pari..ai djali qe ju merrni neper goje pa piken e etikes, ne anen tjeter te ekranit ka nje nene/ gjysher apo nje zemer qe e ndjek dhe eshte nje student i ekselences, ne nje nga Universitetet me te veshtira e cilesore, sic eshte Politekniku i Torinos, fitues i nje burse per merite, ne Inxhinieri, pra me shume pune e studim, me djersen e tij.  

Une jam konsultuar dhe do vazhdoj te konsultohem me te, pasi ai dhe brezi i tij, kane nevoje per nje shprese e vizion te bukur e te paster te se ardhmes, qe mund ta bej te kthehet ne atdhe prane nenes se tij mbas shkollimit. 

Nese dikush do kishte cilesine e notave te tij, do e degjoja dhe respektoja me perulesi, por keqdashjen dhe ligesin gratuite nuk e toleroj as si nene, as si qytetare e vendit tim e as si deputete e re! 

Per te gjitha keto me siper une ndjej se kam nje motiv me teper per te shkuar ne Kuvend dhe per te luftuar per nje shoqeri me te mire!”- shkruan deputetja  e LSI në Durrës.

Deputetja Hyseni me te birin

 

Etiketa: artur zhejiedlira hysenizheji
Pas

Protesta e opozitës, reagon ambasada amerikane: Ata që dogjën mandatet të…

Para

”Djegia e mandateve pengon integrimin”, delegacioni i BE-së mesazh para protestës së opozitës

Para
”Sigurinë duhet ta japë KQZ”, ambasadori Soreca: Opozita të reagojë pa dhunë

''Djegia e mandateve pengon integrimin", delegacioni i BE-së mesazh para protestës së opozitës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lufta Izrael-Iran/ Shpërthime në rezidencën e ambasadorit norvegjez në Tel Aviv, rritet numri i raketave iraniane drejt Izraelit

Raketat ruse godasin Odesën, 86 dronë sulmojnë qiellin e Ukrainës gjatë natës

Izraeli paralajmëron Hezbollahun të mos përfshihet në konflikt

Italia përgjaket nga larje hesapesh në trafikun e drogës, plagosen rëndë dy persona, dyshohet të jenë shqiptarë

Qëllohet me armë lokali i ish-shoferit të prokurorit, i arrestuar më parë për armë pa leje

Mal i Zi/ Aksident me motor për Vlade Divacin, legjenda e basketbollit shtrohet në spital

Durrës/ Finalizohet operacioni “Lekaj”: Zbulohen 1200 bimë kanabisi, arrestohen 2 persona, 2 të tjerë në kërkim

Java e dytë e përplasjes Izrael-Iran, Europa shton përpjekjet për zgjidhje diplomatike

Detaje nga ngjarja në Fushë-Krujë, në drejtim të lokalit u qëllua me 15 plumba kallashnikovi

Goteborg, Suedi/ Tramvaji del nga shinat dhe përplaset me picerinë, 8 të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.