Mediat serbe kanë publikuar një video të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, e cila u përhap me shpejtësi dhe u bë virale në rrjet.
Në videon e publikuar shihet presidenti Thaçi që ndez kompjuterin në zyrën e tij, ku shumica e mediave kanë hamendësuar së presidenti po shkruan pasëordin e kompjuterit, I cili është 123456.
Videoja u publikua edhe nga përdorues të cilët kanë mijëra ndjekës në rrjetet sociale ku njëri prej tyre që postoi këtë video ishte edhe Jameson Lopp, i cili ndiqet nga 200 mijë përdorues.
Jameson ka shkruar:“S’ka asgjë për të parë këtu, vetëm presidentin e Kosovës duke e hapur kompjuterin e tij ku nuk ka ndonjë informatë të rëndësishme”.
Hashim Thaçi dhe passwordi i tij 123456 ?? pic.twitter.com/asnEa5Zj9P
— Gazeta Express (@gazetaexpress) March 14, 2019