Një një kohë që mijëra qytetarë po protestojnë sot në Tiranë, kryeministri Edi Rama ndodhet në Berat, ku ka zhvilluar disa takime dhe me biznesin vendas.
Rama nuk ka lënë pa komentuar këtë zhvillim në Tiranë, ku është shprehur se qeverisja do të ndryshojë vetëm atëherë kur e kërkon populli.
“Qeverisja ndryshon vetëm kur i vjen radha popullit nëse gjykon se duhet t’ja rinovojë atë mandat besimi apo t’ja japë dikujt tjetër. Ata që shkojnë në protesta të orkestruara, një pjesë janë rrogëtarë që marri një rrogë si punonjës të administratave lokale politike, të tejpolizuzuara dhe bëjnë detyrën ndaj partisë marrin autobusin dhe vijnë, janë punëtorë të ndërmarrjes parti, i thërret në një rrëmujë politike. Mbase për ta llogaria është e thjeshtë, marrim rrogën dhe bëjmë këtë punë, por për këdo tjetër që jetonin me punë është të shkojë për t’i rënë këmbëve të veta, për të penguar veten të shkojë më tutje se c’ka ju thatë është efekti i parë, ky vend te turizmi ka moton e vet më të fuqishëm të zhvillimit”- tha Rama.
“Parafytyroni cfarë do kishin bërë fqinjët nëse do kishin Beratin dhe Gjirokastrën, më tregoni një rast të vetëm, në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Greqi, Bosnjë po të doni, që ka pasur dhe luftë, që një pasuri e tillë të jetë lënë me vite të tëra si u la Berati dhe Gjirokastra. Më tregoni një rast të vetëm, e të gjesh njerëz të varfër, familje që jetojnë falë emigracionit të fëmijëve të tyre, nuk ekzistojnë, e kam thënë atëherë e sot e rithem. Sot ka filluar kthesa”-tha Rama, duke pranuar se situata nuk ka krahasim me atë që ishte 4 vite më parë.
“S’kam parë ndonjë vend të shëmtuar unë që të jetë i zhvilluar ekonomikisht, kjo është lufta e errësirës me dijen dhe me dritën, ne po nxitim dijen dhe rritjen e kapacitete të dritës, berati ka shume probleme por nuk krahasohet me dje, sot ka shpresë për këdo që do të shikojnë, jo për atë që lozin e kuvendojnë dhe nga gratë rrojnë. Se atyre nuk ke cfarë u bën fare”- tha ai.