Gjatë marshimit nga Selia drejt Kryeministrisë, Kryetarja e LSI-së Kryemadhi e pyetur për mandatin e marrë nga Ylli Shehu është shprehur se nuk është faji i zotit Meta, por duhet bërë vetting tek kantddatët. Ndërkohë Kryemadhi preferoi mos të komentonte as deklaratat e Lefter Kokës, duke thënë se ai ka bërë zgjedhjet e tij.
“Nuk është fajtor as zoti Meta dhe askush tjetër që ka bërë listën, që këtej e tutje LSI vendosi Vetingun për kandidatët, në mënyrë që të mos shantazhohen me të shkuarën e tyre. Duhet ti japim fund lidhjes së politikës me krimin.
Unë ajo që mendoj është se nuk ka kohë më që të flasim për emra të përveçëm. Çdo njeri bën zgjedhjet e tij, dhe nuk më intereson, se sot ka kohë për të folur me gjëra të bukura për shqiptarët.”
E pyetur për pjesmarrjen në zgjedhje, Kryemadhi u përgjigj se: “Në Shqipëri s’mund të ketë zgjedhje pa dalë para drejtësisë shkaktaret e gjithe kësaj….”
Opozita thirri sot një protestë masive ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama, ngritja e një qeverie teknike si dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme. Liderët e opozitës prej disa javësh janë në protesta të vazhdueshme kundër qeverisë Rama 2 pasi sipas tyre vullneti i votuesve në zgjedhjet e 2017-s është deformuar nga shitblerja e votës. Korrupsioni dhe trafiku i drogës gjithashtu sipas opozitës po e çon vendin në degradim ekonomik dhe social.