08:43 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Protesta e opozitës/ Salianji:Nuk është për pushtet por…

10:03 | 17/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Protesta e opozitës/ Salianji:Nuk është për pushtet por…

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në një intervistë për A2 CNN ka komentuar protestën e zhvilluar nga opozita këtë të shtunë. Për protestën, e cila në fillimet e saj nisi si një protestë paqësore, por që denigroi në dhunë e përplasje përfundimin e saj, Salianji është ndalur në qëllimin që ka patur kjo protestë, rëndësinë që paraqiste vetë prezenca e mediave të huaja aty, si edhe ka komentuar mandatimin e deputetëve të rinj të opozitës.

Sipas ish deputetit Salianji, ndryshimi që kërkon të sjellin protestat e opozitës shkon përtej përfitimit politik dhe se qëllimi i tyre është ndryshimi i të gjithë sistemit politik.

“Nuk është një protestë për pushtet, por për ndryshim të të gjithë sistemit politik. Besueshmëria e qytetarëve ndaj aktit të dorëzimit të mandateve tregon që ka qenë i drejtë. Kjo mund të prekë edhe një pjesë nga ne, por kjo do të përkthehet në ndryshime pozitive për shoqërinë….

Presioni tanimë nuk është vetëm drejt shumicës, por edhe drejt opozitës që duhet të japë propozime për platformën e së nesërme”, shprehet Salianji.

Vëmendja e mediave prestigjioze të huaja tek protesta e djeshme, sipas Salianjit, është një fakt i cili tregon se drejt Shqipërisë është kthyer edhe vëmendja e ndërkombëtarëve, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë pjesmarrjen e opozitës në zgjedhjet lokale.

“Nuk besoj se do të ketë zgjedhje me Edi Ramën, kështu që nuk besoj se prioriteti sot janë zgjedhjet lokale, pavarësisht se ne jemi duke marrë masat e duke u konsultuar me anëtarësinë për të pasur jo vetëm kandidatë, por edhe platforma”, shtoi ai. “Edhe me zgjedhjet e vjedhura të vitit 2017, nëse bashkojmë votat PD, LSI, PDIU ne jemi 52% edhe pse nuk përfaqësohemi në Kuvend”, tha ai.

Duke u ndalur tek deputetët e rinj të mandatuar nga KQZ në Parlament, Salianji u shpreh se vendimi i marrë prej tyre nuk është në interes të publikut.

“Një pjesë e tyre kanë punuar haptazi për Partinë Socialiste dhe nuk mund të jenë opozitë. Të tjerët e besojnë kauzën tonë, por kanë marrë një vendim që nuk i shërben interesit publik dhe nuk respektojnë vendimet dhe strukturat e partisë. Besoj që do t’i thërrasin arsyes dhe do të reflektojnë. Nuk dua ta besoj që, të paktën ata që kemi pasur kolegë, të kenë arsye tjetër përveç mendimit ndryshe”, theksoi Salianji.

Pas

Shpërndante drogë në Elbasan, arrestohet 28-vjeçari nga Tirana

Para

Ish-deputeti publikon SMS-të, si u detyruan nxënësit e Tiranës të marrin pjesë në festimet e sotme

Para
Përplasje e mbështetësve të PD-së me Policinë, flet Boçi: Rama e meriton, s’tallet dot me Elbasanin

Ish-deputeti publikon SMS-të, si u detyruan nxënësit e Tiranës të marrin pjesë në festimet e sotme

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tajlanda akuza sërish Kamboxhias: Shkelën armëpushimin për herë të dytë

Statistikat flasin: Të rinjtë, faktor kryesor në bërjen e aksidenteve

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Helikopteri ushtarak gjerman bie në lumë, 2 viktima dhe 1 person i zhdukur

U arrestuan pas dyshimeve për ndërtimin e një TEC-i në hapësirë publike, lirohen drejtori dhe inxhinieri i kompanisë “Delvina Gaz”

Cunami në Japoni/ Valët e forta godasin brigjet e Hokkaidos

Eurostat: Shqipëria, e dyta nga fundi në Europë për shpenzimet qeveritare për kërkim dhe zhvillim

Trazira në kryeqytetin e Angolës pas 4 të vrarëve në protestat për rritjen e çmimit të karburantit

Tërmet me magnitudë 8.8 në Rusi, alarm për cunami në Japoni dhe SHBA!

Parashikimi i motit për sot, 30 korrik 2025

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.