Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka publikuar një foto nga Aeroporti i Rinasit me të cilën denoncon sipas tij një sakndal me të cilin kërcënohet sovraniteti kombëtar I vendit dhe prespektiva evropiane e tij pasi në këtë aeroport valviten flamujt gjigand kinez.
Sipas tij ky nuk është thjeshtë një lapsus, por një strategji e qartë e qeverisë për të dhënë një mesazh sfide dhe arrogancë ndaj Brukselit dhe Ëashingtonit, kërkesave dhe politikave të tyre strategjike.
Statusi i Shehut
Me kokefortesi po cenohet sovraniteti e imazhi i yne kombetar, perspektiva e jone europiane, sikur te ishim nje “Republike Bananesh”. Vazhdojne te valviten flamujt gjigand kineze ne pozicionin me prezantues te Shqiperise, aty ku paraqitet sovraniteti e “fytyra” e jone, ne hyrje- dalje te Rinasit.
Pra ky nuk eshte thiesht nje “lapsus”, por eshte nje strategji e qarte Rilindase,qe cenon sovranitetin, interesat tona kombetare, te ardhmen tone perendimore. Eshte edhe nje mesazh sfide dhe arrogance ndaj Brukselit e Ëashingtonit, kerkesave e politikave te tyre strategjike.
Eshte nje kundervenie ndaj partnereve tane te rendesishem, duke filluar nga Gjermania. Aty ku duhet te valviteshin vetem flamuri i yne kombetar me ate te BE, rregull absolut ky jo thjesht dinjiteti, qendron si ne kohen e Enver-Maos flamuri kinez, gje qe ka ngjallur habi dhe indinjate edhe te partneret tane.
“Shtetaret”, deputetet, drejtuesit e Ministrise se Jashtme, te Transpoteve, te Protokollit te Shtetit e institucioneve te tjera pergjegjese qe heshtin, a nuk e shikojne kete palacollek, apo kalojne vetem nga VIP-i!? Fotot jane te sotme.
(F.GJ/FAXWEB.AL)