09:32 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Aljazeera i kushton kronikë protestës së opozitës: Kryeministri akuzohet si i lidhur me krimin

19:35 | 17/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Aljazeera i kushton kronikë protestës së opozitës: Kryeministri akuzohet si i lidhur me krimin

Aljazeera i ka kushtuar një kronikë prej rreth tre minutash protestës së fundit të opozitës të mbajtur gjatë ditës së djeshme në tiranë.

Sipas kësaj mediaje prestigjioze protestuesti bëjnë thirrje për dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama.

Ajo raporton se 20 000 protestues u përpoqën të hynin në parlamentin e Shqipërisë dhe se policia u përgjigj me makina ujë-hedhëse dhe gaz lotsjellës.

“Mbështetësit e opozitës shqiptare kanë luftuar me policinë ndërsa përpiqen të futen në parlament për t’u përballur me një qeveri të cilën e akuzojnë se është e korruptuar. Ata gjithashtu thonë se Kryeministri Edi Rama është i lidhur me krimin  e organizuar, akuzat që ai hedh poshtë si “qesharake”, shkruan ndër të tjera Aljazeera përkrah videos (Kliko këtu për të parë videon) e cila pasqyron protestën.

Gazetari John Psaropoulos i cili ka ndjekur nga afër  zhvillimet më të fundit në Tiranë, ka zhvilluar një intervistë me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Basha, në intervistën e tij, ndër të tjera shprehet se, “qeveria që është e lidhur me botën e krimit ka aq para sa të kontrollojë edhe zgjedhjet elektorale”.

Ai shprehet gjithashtu se, qeveria kontrollon gjithçka, pushtetin, ekonominë, policinë, sistemin gjyqësor etj.

“Është bërë e mundur që njerëzit e krimit të organizuar të jenë pjesë e Parlamentit shqiptar dhe kryetarë bashkish. Shteti është i kapur nga krimi i organizuar”.

Rrjeti ndërkombëtar i lajmeve Al Jazeera, në brendësi të kronikës trajton edhe dhunën ndaj gazetarit Dritan Kaba, sipas të cilës ka rënë pre e sulmit me gaz të policisë së shtetit. Kaba njihet për qëndrimet e tij të ashpra anti-qeveri dhe mesa duket kjo e fundit e ka gjetur mënyrën për ta “ndëshkuar”.

Gjatë protestës së djeshme, si pasojë e sulmeve pa kriter të policisë me gaz shumë persona përfunduan në spital për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Në reportazhin e tij nga Tirana, gazetari i Al Jazeera shprehet ndër të tjera se mijëra të rinj shqiptarë detyrohen të lenë vendin çdo vit për të kërkuar punë në vende të tjera.

“Cila do të jetë e ardhmja e Shqipërisë? Kjo është një pyetje në mendjet e njerëzve duke parë që procesi politik po ecën në ujëra të paqarta”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Aljazeeraprotesta e opozites
Pas

Lirohet nga detyra drejtori i Hipotekës së Elbasanit

Para

Tentoi të vetëvritej pas publikimit të dokumentarit ” Leaving Neverland”, Jackson: Jam mirë

Para
Tentoi të vetëvritej pas publikimit të dokumentarit ” Leaving Neverland”, Jackson: Jam mirë

Tentoi të vetëvritej pas publikimit të dokumentarit ” Leaving Neverland”, Jackson: Jam mirë

Discussion about this post

 



Të Fundit

I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme viziton sot Gazën, çfarë pritet të ndodhë

Lushnjë/Vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Biden rikthehet sërish në qendër të vëmendjes, ish-Presidenti amerikan kritikon vendimet e Trump: Drejtësia dhe historia janë në rrezik

Burgosen 108 anëtarë të partisë së ish-kryeministrit në Pakistan

Kriza në Lindjen e Mesme/ Ministri i Jashtëm Wadephul në Izrael: Gjermania s’ka në plan të njohë shtetin palestinez

Berlini lëshon sinjalin e fortë! Gjermania gati t’i bashkohet Francës, Britanisë dhe Kanadasë për njohjen e Palestinës

Vetëm disa vende arrijnë marrëveshjen/ Trump vendos tarifa të reja gjithëpërfshirëse për 92 shtete në përpjekjen e fundit për të riformësuar tregtinë globale

Tjetër sulm i përgjakshëm rus në Kiev! Të paktën 27 të vrarë dhe mbi 150 të plagosur, mes tyre shumë fëmijë

Trump godet Kanadanë me tarifa të reja, 35% për mallrat jashtë marrëveshjes

Serbia në listën e vendeve me tarifa të larta nga SHBA, 35% taksë doganore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.