Inter vinte me 1000 probleme në derbin e sotëm ndaj Milanit, por në fushën e lojës u pa një skuadër krejt ndryshe nga ajo e javëve të shkuara. Zikaltrit morën tri pikë të arta falë fitores me rezultatin 3 – 2 ndaj “kushërinjve” nga i njëjti qytet.
Tre minuta mjaftuan që Interi të zhbllokonte rezultatin me anë të Vesinos. Goli motivoi djemtë e Spaletit që patën një mori rastesh në pjesën e parë, por Donaruma u bë disa herë pengesë.
Fraksioni i dytë i lojës ishte akoma më elektrizues. Inter shënon sërish me anë të De Vrij, por Milani përgjigjet me Bakajokon. Më vonë arbitri akordon një penallti për zikaltrit pas një faulli të Kastijehos ndaj Politanos, ky i fundit ekzekuton saktë 11-metërshin. “Djalli” ngushton diferencën më Musakion në minutën e 71-të, shkruan sportexpres.
Në minutat e fundit të takimit skuadra e Gatuzos tregohet më kërkuese, por në rastet e pakta që krijon Handanoviç nuk zhgënje dhe e mban portën e tij të paprekur.
Milan 2 – 3 Inter
Shënues: Vesino 3’, De Vrij 51’, Politano 67’ (pen) / Bakajoko 57’, Musakio 71’