Nëse do duhej të përmendinim një person i cili e mban jetën private shumë sekret ajo është pikërisht Olta Bokaj. Një këngëtare të cilën e njohëm që të vogël nga emisioni”Gjeniu I vogël” dhe e kemi parë të rritet në ekran.
Asnjëherë nuk ka dashur të flasi për dashurinë e jetës së saj por më në fund ditën e djeshme është shprehur rreth rëndësisë që ajo ka për të. Ai është djali I deputetit Shesai Rrokaj. Ajo që bën më së shumti cifti janë udhëtimet.
“Mjaftohem me dy-tre informacione që më tregojnë mua të vërtetë. Një gjë më shumë do ishte një gjë që askujt nuk i hyn në punë. Më intereson ta mbaj për vete. Unë kam zgjedhur të jem artistja në ekran! Historia ime gjithnjë do përbënte lajm. Unë s’dua të bëhet lajm fare. Unë jam e lirë për ta puthur atë në publik. Tirana kjo është. Të gjithë e njohim njëri-tjetrin. Historia ime është zbuluar që në fillimet e veta!” – tha Olta.
Ajo që vumë re ne ishte dhe një unazë në gishtin e fejesës por mesa duket ajo nuk ka dashur të flasë më tepër për të.