Mbrëmjen e djeshme janë shënuar momente tensioni në derbin mes Milanit dhe Interit.
Në minutën e 69-të, pas zëvendësimit nga trajneri Gatuzo, mesfushori kuqezi Frank Kesi nuk është përmbajtur duke u kapur me shokun e skuadrës Lukas Bilia, i cili ndodhej në stol.
Duhej ndërhyrja e stafit teknik për të qetësuar situatën, me Kesin që shkon në dhomat e zhveshjes
Pas ndeshjes, Lukas Bilia dhe Kesi kanë dalë para mediave të dy duke kërkuar falje.
Bilia u shpreh:
Nuk ndodhi asgjë e veçantë. Gabova unë në momentin që i fola, duhet të kisha pritur. Dëshirova që të kuptonte se shoku i porsaktivizuar kishte nevojën e mbështetjes së tij, pavarësisht se doli nga fusha.
Kërkoj ndjesë për gjithçka, për fanellën që mbajmë veshur, për klubin, për trajnerin që dëshiron të na përcjellë vlerat më pozitive. Mendoj se do flitet më shumë për episodin mes meje dhe Kesit se për punën e mirë që bëmë në fushë… U qartësuam, kemi një raport të mirë mes nesh.