21:59 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Ke mallkimin e babit që vrave, o fisq*r”, profili i Jurgen Kurtit masakrohet me komente. Të afërmit…

09:56 | 19/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Ke mallkimin e babit që vrave, o fisq*r”, profili i Jurgen Kurtit masakrohet me komente. Të afërmit…

Vrasja e Jurgen Kurtit mbrëmjen e djeshme në Tiranë vijon të mbetet pa autorë, e megjithatë kjo nuk i ka penguar disa persona që të shfryjnë mllefin në rrjetet sociale.

Shumë prej ndjekësve kanë hyrë në profilin e të ndjerit dhe kanë lënë komente negative në drejtim të tij, duke i përmendur dy vrasjet ku ai dyshohet se është implikuar, të babait të tij në 2016 si dhe vrasjen e Agim Arapit në Durrës.

Mes komenteve ka dhe të afërm të Jurgenit, të cilët kanë replikuar dhe kanë marrë në mbrojtje atë, duke kërkuar që të respektohet i vdekuri.

NGJARJA: 

Rreth orës 22 e 30 të mbrëmjes së djeshme në zonën e stadiumit Dinamo u raportua për një vrasje, ku brenda minutash u mësua se viktima kishte qenë Jurgen Kurti, një emër i njohur për mediat dhe për policinë.

Mbi Kurtin mësohet se është qëlluar me breshëri plumbash, në hyrje të banesës së tij, ndërsa ishte duke u kthyer nga palestra.

Autorët që kanë qenë të maskuar janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ndërkohë që trupi i viktimës mbeti për disa minuta në rrugë, ku u krye dhe ekspertiza nga ana e policisë.

Policia ka sekuestruar dhe kamerat e sigurisë për të kuptuar më shumë rreth lëvizjeve që kanë kryer autorët.

Momente të tmerrshme kanë qenë dhe ato kur në zonë kanë mbërritur familjarët mes tyre dhe e fejuara e Kurtit Enxhi Ekonomi. Kjo e fundit dëgjohet të qajë me të madhe, dhe kërkon që të mbërrijë pranë trupit të të ndjerit.

“Më lini të kaloj…Jo, o Zot të lutem ai është shpirt, ai është jetë. Nuk kam më shpirt”, ishin klithmat e të dashurës së tij duke vajtuar.

Ndërkohë që në katin e shtatë të pallatit ku u vra Kurti, jetonte dhe nëna e tij, e cila sipas dëshmitarëve kishte vetëm pak minuta që ishte ngjitur në banesën e saj.

Kurti është përfshirë në të paktën dy vrasje, njëra e babait të tij në vitin 2016, dhe tjetra një vit më pas në Durrës, ndërsa viktimë mbeti Agim Arapi.

Vrasja e të atit:

Gjatë vitit 2016 ai së bashku me dajën e tij u akuzuan për vrasjen e babait Artur Kurti. Jurgen Kurti, në atë kohë u la i lirë nga Krimet e Rënda, pasi daja i tij Leonard Ristani mori përsipër krimin.Në media u pretendua se Artur Kurti ushtronte dhunë mbi nënën e Jurgenit, dhe ai kishte ndërhyrë në mbrojtje të saj.

Vrasja në Durrës:

Agim Arapi dyshohet se u vra për një borxh prej 13 mijë lekësh të reja. 11 prej familjarëve të tij janë shpoqëruar në polici, për tu verifikuar dhe për tu marrë në pyetje. Bashkëshortja e tij Vjollca Arapi në Fax News është shprehur se ngjarjen e kishte mësuar përmes mediave. (lexo ketu) 

Kurti edhe pse dukej në pamjet e sigurisë se kishte pasur rol aktiv në rrahjen që i shkaktoi vdekjen Arapit, u la i lirë nga ana e organeve të drejtësisë. Gjykata e Durrës dënoi vetëm Kujtim Ekonomin me 5 vite burg.

Bizneset dhe jeta e luksit: 

Kurti mësohet se ka pasur të paktën 10 biznese në pronësi të tij, ç’ka bënte që të pasqyronte jetën e tij luksoze dhe në rrjetet sociale.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: Jurgen Kurtikurti
Pas

Rama iu kërkoi të tijve të silleshin normalisht në Kuvend, zbulohet skenari i opozitës

Para

Nis mbledhja e KLP-së, i hapet rruga zgjedhjes së kryeprokurorit të ri

Para
Hapet gara për Prokuror të Përgjithshëm, kreu i KLP-së njofton datën

Nis mbledhja e KLP-së, i hapet rruga zgjedhjes së kryeprokurorit të ri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.