Enada Koçiraj e cila ka qenë pjesë e listave të LSI-së në Vlorë, ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit, duke shkuar kështu drejt marrjes së mandatit të deputetes.
24-vjeçarja Koçiraj do të marrë mandatin e lënë nga ana e Shezai Rrokajt për qarkun e Vlorës, duke e rritur ndjeshëm numrin e opozitës së re në Kuvend.
Pavarësisht se LSI vendosi përjashtimin automatik të të gjithëve atyre që do të pranonin mandatin e deputetit, kjo nuk i ka penguar rrjedhjet e mëtejshme.
Madje kryetarja e LSI-së dërgoi dhe një letër në KQZ për të shpallur të pavlefshëm të mandatuarit e rinj, po derimë tani kërkesa e saj nuk është marrë parasysh.
Kandidatët e PD e LSI që kanë marrë mandatin:
Ralf Gjoni (ka dorëzuar formularin e vetëdeklarimit)
Ligoraq Karamelos zëvendëson Ervin Salianjin
Alban Zeneli zëvendëson Flamur Nokën
Aurora Mara zëvendëson Edmond Haxhinaston
Ylli Shehu zëvendëson Floida Kërpaçin
Edmond Rrushaj zëvendëson Endrit Brahimllarin
Enver Roshi zëvendëson Përparim Spahiun.
Edjola Braha zëvendëson Vangjel Tavon
Elda Hoti zëvendëson Vitkor Tushën
Edlira Hyseni zëvendëson ë Nora Malajn
Lefter Maliqi zëvendëson Astrit Veliajn
Majlinda Halilaj zëvendëson Lulzim Bashën
Nimet Musaj (ka dorëzuar formularin), zëvendëson Petrit Vasilin në qarkun e Fierit
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post