04:11 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Sandër Lleshaj, bëj kujdes me urdhërat”, Balliu nga protesta e Astirit: E vetmja gjë që na bëjnë është që…

19:09 | 19/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Sandër Lleshaj, bëj kujdes me urdhërat”, Balliu nga protesta e Astirit: E vetmja gjë që na bëjnë është që…

Protesta e banorëve të Astirit ka vijuar edhe mbrëmjen e sotme e cila ka hyrë në ditën e saj të 136 për të mbrojtur banesat e tyre nga shembja për shkak të vijimit të punive për zbatimin e projektit të Unazës së Madhe.

Ata siçdo mbrëmje kanë bllokuar rrugën por gjatë protestës së sotme, ata janë rrethuar nga një numër i madh policësh të cilët nuk i kanë lejuar të bllokojnë të dy akset e Unazës.

Protestuesit duke iu drejtuar Ministrit Lleshaj, i kanë kërkuar këtij të fundit të ketë kujdes me durimin e tyre, pasi do të shikojë një protestë para policisë që se ka parë kurrë.

Gjithashtu banorët i kanë kërkuar Ministrit Lleshaj dhe kryeministrit Rama të heqin dorë nga presionet për të arrestuar protestuesit.

 “Shumë mirë keni bërë që na keni rrethuar me policë.  Shko rretho shtëpinë e Edi Ramës, të Gjikunirt, të Afrim Qendros para se të rrethoni Unazën e Re. I them Policisë së Shtetit që nëse arreston një qytetar të Unazës së Re, do të shohin Protestën më të madhe që kanë parë ndonjëherë. Mos i hidhni benzinë zjarrit.  Nuk na tremb Policia e Leshit. Tik-Tak Tik-Tak, ka ardh fundi për qeverinë tënde”, deklaruan protestuesit.

Ndërkohë ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, i cili i është bashkuar si çdo mbrëmje protestës së tyre, iu drejua Policisë duke i thënë që “është më mirë të merret me bandat, me kriminelët, me kumbarin Edi Rama. Ne kemi ndjenjur këtu 136 ditë dhe shoqërimet nuk na impresionojnë. E vetmja gjë që na bëjnë është që na revoltojnë.

Ti Sandër Lleshaj bëj kujdes me urdhërat që jep bashkë me kupolën tënde që dehet si derr. Këtu te Unaza kërkohet një gjë. Duan projekte le ti bëjnë, por jo të vjedhin 20 milion euro. Të bëhet një projekt normal. Por nuk ka projekt që shkatërron shtëpitë. Dhe këtu ministrja të dalë dhe të thotë që shtëpitë e njerëzve nuk prishen. Ne nuk do t’iu lejmë vetëm asnjë minutë. Nëse do, shko çoji ato lekët te studentët”-tha Balliu.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/308447539802467/

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: klevis balliuprotesta e Astirit
Pas

Pranoi mandatin e deputetit, kërcënohet me jetë Ligoraq Karamelo

Para

Tjetër skandal në Hollywood/ Aktoria e njohur: I fitoja rolet përmes shtratit

Para
Tjetër skandal në Hollywood/ Aktoria e njohur: I fitoja rolet përmes shtratit

Tjetër skandal në Hollywood/ Aktoria e njohur: I fitoja rolet përmes shtratit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani sinjalizon se është i hapur për diplomaci mes tensioneve me Perëndimin

Inteligjenca Artificiale do të shkaktojë humbjen e 800 milionë vendeve të punës. Fuqia punëtore do të ndryshojë në mënyrë drastike në 5 vitet e ardhshme

Belgjika i kthen Egjiptit një sarkofag 2,000-vjeçar

Japonia dhe BE-ja synojnë të zhvillojnë një rrjet të gjerë satelitor që do të zvogëlojë varësinë nga SHBA-ja dhe SpaceX

Kryeredaktori i revistës që botoi karikaturat e profetëve arrestohet në Turqi

FOTOLAJM/ Aksioni për shembjen e ndërtimeve në Theth, pronarët dhe banorët kundërshtojnë prishjen e ndërtesës së fundit, bllokojnë fadromën

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor nëse SHBA kërkon ndërprerjen e pasurimit të uraniumit

“Ka mbetur dhe një ndërtesë pa shembur”, Rama: Thethi rikthehet në normalitet

Aksident i rëndë në Elbasan! Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Deklaratat e Osmanit, uniteti kombëtar sfidohet për hir të politikave ditore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.